• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-studenti i Dhjetorit: Ne u çuam për ujë e drita, Gjinushi na e futi në mendje pluralizmin

by A R
25/06/2019 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alfred Cako është një personazh i njohur i jetës publike shqiptare. Ai është botues, publicist, bashkëthemelues i “Ballit Kombëtar” dhe ish-student i Dhjetorit. Si i tillë ai kujtoi një bisedë që bashkë me studentët e tjerë bënë me Skënder Gjinushin, asokohe ministër i Arsimit.

Cako rrëfeu se teksa studentët kërkonin gjëra themelore për jetesën si drita, ujë, mensa dhe kushte, Gjinushi iu është drejtuar duke u thënë se kujtonte se kishin dalë për pluralizmin.

Ka qenë pikërisht ky moment, që e ka bërë të kuptojë Cakon se çfarë kërkonte Lëvizja e Dhjetorit.

“Do t’ju them një fakt interesant që shumë njerëzve të krahut tim, kur kam qenë unë në krahun e djathtë mund të mos u pëlqejë, por e vërteta është e vërtetë. Natën e 8 Dhjetorit aty na ka ardhur në fillim, Pirro Kondi dhe pas tij Skënder Gjinushi. 

Ne i thamë sepse kishim një farë simpatie për Skënderin, si i ri që ishte, ndryshonte nga këta bllokmenët e vjetër me gushë të varur. Dukej më liberal, kishte studiuar në Francë dhe kishim një farë simpatie sepse jete dhe mësim, e quanim më shumë pedagog sesa njeri të kastës. 

Ai tha një shprehje kur ne i thamë, s’mund të kujtohet në këto kushte, s’kemi drita, s’kemi mensa, s’kemi kushte. “Akoma për drita për ujë keni dalë”, tha ai. “Unë kujtova se kishit dalë për të kërkuar pluralizmin”, tha. 

Ne në atë kohë hapëm sytë dhe thamë ça po thotë ky. Ky të paktën na futi si në hulli për herë të parë. Të paktën flas për veten time”, u shpreh Cako.

Cako deklaroi se Lëvizja e Dhjetorit ishte e drejtuar pasi nëse nuk ndërrohej sistemi për disa muaj shoqëria do të përfundonte në përplasje civile.

“E pilotuar ishte. Në qoftë se edhe për disa muaj sistemi nuk ndërrohej dhe merrej për dore shoqëria shqiptare nga perëndimi në Shqipëri do kishte ndodhur katastrofë se gjithçka ishte bllokuar dhe vendi po shkonte drejt një përplasje të madhe civile. 

Ramiz Alia e dëshironte me ngulm ndryshimin. Ishte ai që e lejoi, hapi portat dhe kërkoi ta kontrollonte dhe e kontrolloi procesin, krijimin e partive, për të mos lejuar përplasjen civile dhe për të mos lejuar që politikanët e ardhshëm që ai po i promovonte të lejonin që kapitali i huaj ose imperializmi financiar i huaj të hynte në Shqipëri dhe të kontrollonte vendin tonë”, tha Cako.

Next Post

E kishit mundur Ramën, po të ishit në parlament!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In