• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E kishit mundur Ramën, po të ishit në parlament!

by Ben Andoni
26/06/2019 02:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ngërçi kushtetues dhe patetizmi skajor politik ka treguar se Shqipëria e ka ende të vështirë të bëjë rrugën e vet në demokraci. Vetëm se kjo përvojë do t’i shërbejë vendit jashtëzakonisht për të ardhmen, kurse mënyra e zgjidhjes së saj do t’i shtojë pjekurinë. Nguti i shumë personazheve të opozitës për të shfaqur preferencën e tyre për 30 Qershorin po tregon hapur prirjet politike, ashtu si cinizmi i mbështetësve të PS-së, që mbulohet pas kanoneve, është po kaq shqetësues. Shqipëria po mbetet në vjeshtë sa i përket parimeve të zgjedhjeve dhe kjo na çon pas, ky është shqetësimi. Kurse retorika e dy anshme është thjesht garnitura e interesave.

Kreu i Shtetit anuloi me dekret zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë që kishte të gjitha mundësitë duke ditur situatën politike në vend dhe trendin e PD-së, në prag të zgjedhjeve, të vendoste një datë e cila mund të negociohej. Opozita e shtyu aksionin e saj në ekstrem pa lënë asnjë dalje, kurse Partia Socialiste me cinizëm nuk ka bërë dhe një Mea Culpa të thjeshtë, duke mbrojtur aksione që mbajnë erë. Lista tashmë s’është e vogël. Dhe, më e neveritshme përpjekja e PD dhe LSI që nga kampione të manipulimeve tashmë bëjnë figurën e njësive politike që kërkojnë drejtësi.

E sikletshme është sesi zërat e pavarur janë kaq të pakët në vend, teksa shumica e juristëve të bind me lloj-lloj argumentesh që vendimi i Metës është antiligjor (!!), kurse Presidenti dhe njerëzit e tij, bashkë me Opozitën i quajnë zgjedhjet e 30 qershorit si imagjinare dhe anti-ligjore(!!).

Në fakt, opozita ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe prej saj kemi që Ligji i Dekriminalizmit hoqi nga politika shumë njerëz që kishte sjellë PS-ja në parlament. Shfajësimi i PS-së dhe i njerëzve të saj thjesht i fajësoi më shumë. Skandali i rrugës që përfshiu “D.H. Albania” që fitoi dy tendera me dokumente të falsifikuara hedh shumë dyshime për funksionimin e strukturave të qeverisë, porse nëse PD-ja do të ishte në parlament, gjërat do të ishin shumë më ndryshe. Ashtu si në rastin e përgjegjësive , që gjithsesi pas dy viteve e zvogëlojnë disi peshën e vërtetë, që mbetet pa asnjë mëdyshje të PS-ja. Është e drejtë kauza që ka ngritur PD-ja për dënimin e njerëzve të thjeshtë dhe ndërkohë faljen e shumë njerëzve të krimit, por edhe kjo do të kishte peshë tjetër nëse PD-ja do të ishte në parlament dhe do të dinte të drejtonte këtë energji, që tashmë po çon në ndryshimin e imazhit të kryeministrit të vendit. Megjithë krizën e madhe, në Shqipëri historia ka treguar se nuk rrëzohesh prej politikës, po prej ekonomisë dhe rastet e deritanishme e tregojnë se mandati i dytë mbetet vrasës. Për PS-në ky rregull tregoi se mandati i dytë kishte mbaruar që kur nisi, ndaj PD-ja duhej të ishte në parlament të drejtonte si duhet këtë energji dhe t’i ruhesh cinizmit të Ramës dhe yes-men të tij. Zgjodhi të sfidonte Ramën te arma më e fortë cinizmi dhe retorika bombastike në vend ta sfidonte realisht në parlament dhe të niste çmontimin që me zgjedhjet lokale, që janë testi më i mirë për zgjedhjet e ardhshme dhe që kjo situatë do t’i jepte goditje të madhe.

Për fat të keq, PD dhe LSI-ja ja zgjati vetë mandatin z.Rama dhe shumë njerëzve të tij, që tashmë fshihen turpshëm duke mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi. Për interesa meskine bëtë një pakt, duke shfrytëzuar parimet, që për politika si ato të Shqipërisë nuk kanë asnjë vlerë dhe Ramën i dhatë kohë dhe frymëmarrje. (Javanews)

Next Post

Shtypi i ditës, e mërkurë 26 Qershor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

September 23, 2026
Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

September 23, 2026
Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

September 23, 2026
Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

September 23, 2026
Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

September 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Shtator 2026

September 23, 2026
Makina bie në humnerë, dy të plagosur në aksin Shkodër-Koman

Aksident i rëndë në Bulqizë, fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në humnerë! Dyshohet për një viktimë, Policia në vendngjarje

September 23, 2026
Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

September 23, 2026
Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

Padia e Shoqatës së Gazetarëve ndaj rregullores së GJKKO-së, hidhet shorti në Gjykatën Kushtetuese!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com