• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Ish-shoqja e dhomës e Melania Trump tregon fakte intime për zonjën e parë

by Java News
24/11/2016 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Suedezja Victoria Silvested i kujton ditët e shkuara, kur me Melania-n, zonjën e parë aktuale të Amerikës, ka jetuar në apartament në Paris. Si bashkëshorte e kryetarit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump, Melania Trump tani është gruaja më popullore në botë.

Këtë vit bëhet zonja e parë e Amerikës, kurse njëzet vite më herët, ka qenë manekine e re e suksesshme e cila ka pasur para vete qëllim të qartë – të bëj diçka të madhe në emrin e saj, shkruan faqja ëëd. com.

Në mesin e viteve të 90-ta, në apartamentin në Paris, Melania ka jetuar me shoqen e dhomës dhe kolegen nga bota e modelimit, Suedezen Victoria Silvested. Victoria e ka përshkruar si “vajzë mjaft të vendosur, ambicioze me vullnet të fortë, kurse para se gjithash me shpirt të mirë”.

Të dyja kanë qenë në fillim të karrierës dhe si çdo fillim, nuk e kishin aspak të lehtë.

 

“Në fillim të karrierës vërtetë duhet të vraponi në 12 prova në ditë me librin e modës në dorë, çdo ditë duke garuar me mijëra vajza tjera. Në fakt ditën e kemi kaluar në metro, hekurudhë nëntokësore.

Ishte koha, kur nuk kishte telefona mobil. Ishim në shtet të huaj, gjuhën e të cilit nuk e njihnim”, tregon Victoria dhe shton: “Nuk është lehtë të jetosh në vend të huaj, përveç kësaj edhe ne dyja vijmë nga dy vende të ndryshme. Megjithatë, jemi përshtatur shumë mirë.

Ajo kurrë nuk dëshironte të dilte dhe të argëtohej. Ishte shumë e vendosur me qëllim arritjen e suksesit në punën e saj”.

Victoria Silvested, person televiziv, modele dhe dizajnere e linjës së rrobave të banjës dhe të brendshmeve, zbulon se me Melania ka jetuar disa vite dhe shton: “Melania vërtetë ka punuar shumë që të ketë sukses. Nuk vjen nga familja më e pasur në botë.

Dëshironte të punojë shumë dhe me mundin e saj të ndihmojë familjen e saj, sikur çdo person tjetër karriera e të cilit është në ngritje. Më ka mbetur në kujtime si luftëtare shumë e madhe me ambicie të larta. Ajo kurrë nuk tërhiqet – kjo është e sigurt. Mund të shihej në sytë e saj se do të ketë sukses”, thotë Victoria.

“Kam vetëm gjërat më të mira për të thënë për këtë grua! Ajo vërtetë është e veçantë, shumë e dashur. Nëse e keni mike, mund t’i besoni”.

Si shoqe dhome, shpesh kanë drekuar bashkë në banesë, duke bërë sallata të ndryshme, ku nga më të preferuarat ka qenë sallatë toni. “Çdoherë pas ngrënies, i thonim vetes – tani duhet të stërvitemi.

Shpesh vraponim poshtë-lart nëpër shkallë që t’i djegim kaloritë.

Kemi qenë shumë të përkushtuara ndaj punës sonë”, kujtohet suedezja.

Duke e përshkruar si “grua të këndshme, joshëse dhe elegante”, Victoria konsideron se Melania do të përballet mirë në rolin e zonjës së parë të Amerikës.

Në pyetjen se a planifikon t’i telefonojë, suedezja thotë se “nuk është duke menduar për këtë”. “Nëse takohemi, do të jem e lumtur.

Tani është vështirë të arrish deri te ajo”. Suedezja zbulon se kë ka pasur si idhull, kush ka qenë ylli i saj udhëheqës.

“Melania e përcjell shumë modën. Do të jetë vërtetë shumë e bukur si zonja e parë – kjo është e sigurt. Jam e sigurt se shumë dizenjatorë botërorë do të garojnë, se kush do ta stilizojë.

Njëherë erdhi mamaja ime të na vizitojë, kur jetonim në Paris dhe Melania atëherë i tha: ‘Një ditë do të bëhem e famshme si Sophia Loren’.

Atë e kishte idhull – pamjen e saj, bukurinë, misterin. Kur e pashë në Shtëpinë e Bardhë, mu kujtua kjo. Mendova – ja ku ka arritur.

Sigurisht ka pasur ndonjë forcë të brendshme dhe ndjenjën se po e pret diçka e madhe në jetë. Nuk e di – plotësisht e pabesueshme”, përfundon Victoria Silvested, shoqja e dikurshme e dhomës në ditët e rinisë, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Intelektuali kosovar: Ideja për ndryshimin e shqipes standarte “çmenduri berishiste”

Intelektuali kosovar: Ideja për ndryshimin e shqipes standarte "çmenduri berishiste"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

March 10, 2026
Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

March 10, 2026
Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

March 10, 2026
Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

March 10, 2026
INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

March 10, 2026
Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

March 10, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

BSH: Pagesat elektronike në rritje/ Më shumë transferta në banka dhe Home Banking

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In