• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-shefi i Shtabit, Kollçaku: Rusia po lëviz në tre drejtime, trupat e saj u zunë në “befasi”

by A R
26/02/2022 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem, aktualisht deputet, Bardhyl Kollçaku ka analizuar situatën e krijuar në Ukrainë pas nisjes së pushtimit rus. I ftuar në emisionin Publikisht në RTSH ai deklaroi se Rusia ka objektiv kryesor të rrëzojë qeverinë duke sulmuar sipas një model klasik në tre drejtime për të rrethuar Kievin.

“Objektivi kryesor është të rrëzojë qeverinë legjitime. Ka vendosur edhe një listë të personave që do të arrestojnë dhe të vrasin. Vrasja e presidentit për të vendosur një qeveri pro ruse. Një nga objektivat strategjike është të rrethojë Kievin. Sulmi po zhvillohet sipas një skenari klasik në tre drejtime. Nga veriu nga Bjellorusia, në kufirin ku bashkohen tre shtetet Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia, Po vazhdohen luftime edhe në periferi të Kievit ku është marrë një fushë aviacioni dhe në anën tjetër 10 apo 20 km larg qeverisë. Vazhdojnë luftimet edhe në drejtimin tjetër lindor. Sot ka pasur zhvillime edhe nga Krimeja. Këto kanë qenë të koordinuara në goditjen me aviacion”, un shpreh ai.

Por ajo që i ka zënë në befasi rusët sipas Kollçakut është rezistenca heroike e ushtarëve ukrainas që kanë zgjedhur të mbrojnë vendin e tyre deri në vetëmohim.

“Qëllimi është që të krijojë një situatë terrori dhe pasigurie. E kombinuar me grupe speciale, parashutiste që mundësojnë krijimin e forcës ajrore dhe për të lidhur forcat tokësore me nyjën kryesore që është Kievi. Ajo që dua të nxjerr këtu është se forcat ruse nuk i kanë pasur objektivat si kanë dashur sepse ka pasur një rezistencë heroike të ushtarëve ukrainas deri në vetëmohim. Kjo është përtej parashikimeve të rusëve.

Ky do të jetë një tmerr i vërtetë për pushtuesit rusë. Rezistenca përballë një agresori që është në epërsi numerike është e admirueshme. Qëllimi i Ukrainës është për jetë a vdekje. Nuk ka kthim mbrapa. Kthimi mbrapa është vetëm kur të ikin me turp nga rezistenca qytetare dhe të kombinuara të dyja këto do të jetë fundit i Putinit. Ky është fillimi i fundit të tij. Ai ka bërë gabimin më të tmerrshëm”, u shpreh ai.

/a.r

Next Post
Fshini menjëherë fjalët ‘pushtim’ ose ‘sulm’! Rusia urdhëron mediat

Fshini menjëherë fjalët ‘pushtim’ ose ‘sulm’! Rusia urdhëron mediat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

January 16, 2026
Takimi i socialistëve në Pallatin e Brigadave nis me vonesë/ Gazetari: Mbledhja parashikohet e gjatë, do diskutohet për..

Takimi i socialistëve në Pallatin e Brigadave nis me vonesë/ Gazetari: Mbledhja parashikohet e gjatë, do diskutohet për..

January 16, 2026
Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

January 16, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Dosja Toyota Yaris/ GJL rrëzoi vendimin e Apelit të GJKKO për Aurel Zarkën, Manjani: Vendim i drejtë dhe në përputhje me parimet…

January 16, 2026
Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

January 16, 2026
Planet për një BE me dy nivele, Rama për Politico: Masat janë ide e mirë…

Planet për një BE me dy nivele, Rama për Politico: Masat janë ide e mirë…

January 16, 2026
Vila në bregdet, apartamente dhe toka! Del katalogu me pasuritë e sekuestruara gjatë vitit 2025

Vila në bregdet, apartamente dhe toka! Del katalogu me pasuritë e sekuestruara gjatë vitit 2025

January 16, 2026
Aksidenti fatal në Durrës, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi nën efektin e alkoolit

Aksidenti fatal në Durrës, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi nën efektin e alkoolit

January 16, 2026
SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e Sekretarit Rubio: Liria e fjalës në Europë po gërryhet

January 16, 2026
LISTA/ Apeli rrëzon ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

LISTA/ Apeli rrëzon ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In