• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-shefi i NATO-s, Solana: S’ka ngjashmëri mes rastit të Katalonisë dhe Kosovës

by Java News
24/12/2018 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Solana nuk sheh asnjë ngjashmëri mes rastit të Katalonisë dhe Kosovës. Asgjë të përbashkët mes rastit të Kosovës dhe Katalonisë nuk sheh ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana.

Në një intervistë për “DiariodeAvisos”, duke folur kryesisht për çështjen katalonase, ish-ministri i jashtëm spanjoll, ka thënë se janë rrethanat historike ato që dallojnë tërësisht kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Kataloninë.

“Aplikimi i barnave që u takojnë sëmundjeve apo problemeve të tjera për t’i zgjidhur tonat do të më dukej një gabim tepër i rëndë”, ka thënë Solana, transmeton Koha.net.

Solana, ka folur edhe për shpërbërjen e Jugosllavisë, proces i cili atë e gjeti në poste të ndryshme, fillimisht në atë të shefit të diplomacisë spanjolle, e më pas edhe si Përfaqësues i Lartë i BE-së dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Solana ishte në këtë postin e fundit kur dha urdhër që të bombardoheshin caqet jugosllave për luftën në Kosovës.

Duke e lidhur edhe këtë me çështjen Katatonisë, përmendet edhe “vija sllovene” që ka qenë propozim i kryetarit të Qeverisë së Katalonisë, Quim Torra, që është kritikuar kohëve të fundit.

Më poshtë mund të lexoni një pjesë të intervistës së Solana-s.

A është i zgjidhshëm problemi i Katalonisë? Çfarë do të sugjeronit?

Është një problem serioz. E besoj se ka zgjidhje që duhet gjetur hapësirë në kornizën juridike me të cilën jeton Spanja që na miratimi i Kushtetutës më 1978, e cila ishte votuar shumë në Kataloni. Nuk do të jetë lehtë. Ka nevojë për kohë, durim, rezon dhe njerëz, ti quajmë kështu, të matur e të mençur që merrem me negociata, e që e kanë të zhvilluar ndjenjën për shtetin dhe që e kanë vullnetin për të punuar me vendosmëri.

Në këtë lloj kryqëzimi, a do të duhej një udhëheqës i së majtës, siç është Pedro Sánchez, t’i qasej dialogut me gjithë që e djathta e kërkon zbatimin e nenit 155 (suspendimi i autonomisë)?

E besoj se dialogu nuk duhet ndalur kurrë. Është një aftësi e shoqërive demokratike, kjo që mund të flasin. Për t’u përpjekur që t’i zgjidhin problemet, e jo për t’i shkaktuar. Prandaj edhe nënkuptoj se duhet të ketë një lloj dialogu të hapur. Madje edhe në çastet më të komplikuara. Kam negociuar shumë çështje të rëndësishme për bashkësinë ndërkombëtare, siç ishin armët bërthamore në Iran dhe kurrë, madje në çastet më të këqija, nuk jam çuar nga tavolina e negociatave.

A është i mundshëm infektimi i Spanjës nga efekti Kosovë, a është mundësi e largët apo duhet përgatitur për çdo rast?

Është i pamundur. Nuk kanë të bëjnë asgjë njëra me tjetrën. Rrethanat historike janë krejtësisht ndryshe. Aplikimi i barnave që u takojnë sëmundjeve apo problemeve të tjera për t’i zgjidhur tonat do të më dukej një gabim tepër i rëndë.

Sikurse është rruga sllovene, apo?

Unë e përjetova atë. Aty isha. E gjithë shpërbërja e ish-Jugosllavisë më zuri në postin e ministrit të Jashtëm spanjoll e më pas edhe si Përfaqësuesin e Lartë të BE-së dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s. E kanë përjetuar aktivisht e pasivisht. Nuk do t’ia rekomandoja askujt për model. Madje do të shtoja: kryetari i Sllovenisë, që ishte kryetar i radhës i Jugosllavisë (Dërnovshek, v.j.) qe mik imi, e fliste spanjishten për mrekulli, duhej ta gjente zgjidhjen për situatën kur duhej kontrolluar një regjim, atë serb, udhëhequr nga Millosheviqi, që jo vetëm nuk donte që shteti të copëtohej porse që ishte i gatshëm ta përdorte forcën. Pati të vdekur dhe për fat të keq, lufta ende nuk ka mbaruar. Nuk është gjendur zgjidhja për Bosnjën. (b.an)

Next Post
Lëkura e limonit e jashtëzakonshme për shëndetit e njeriut

Lëkura e limonit e jashtëzakonshme për shëndetit e njeriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In