• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-senatori amerikan paralajmëron: Irani mund të sulmojë kampin e muxhahidinëve në Tiranë

by Java News
16/02/2018 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas qëndrimit zyrtar të opozitës iraniane, ka qenë një tjetër që ka akuzuar sërish Top Channel, pas sulmit që iu është bërë muxhahidinëve dhe ka paralajmëruar se Teherani, nëpërmjet grupeve të shërbimit sekret do të sulmojë bazën e MEK në Shqipëri. Bëhet fjalë për Robert Torricellin, ish-senatorin dhe ish-kongresmenin e SHBA. Torricelli është përfaqësues zyrtar i opozitës iraniane MEK. Ai, në një deklaratë zyrtare, Torricelli ka akuzuar Top Channel se po mban anën e “një regjimi që kryen krime”.

“Duhet të shqetësojë të gjithë shqiptarët fakti që agjentët e MOIS arritën të përfitonin nga shtypi i lirë. Këto përpjekje për të helmuar debatin e lirë të kombeve demokratike nuk janë të reja. Kjo ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Kur anëtarët e MEK-ut ishin në Irak, agjentët e regjimit iranian përdorën të njëjtën propaganda. Përmes mediave në Irak u përgatit skenari i sulmeve terroriste në Kampin Ashraf. Gjatë këtyre sulmeve, 140 persona u vranë dhe mbi një mijë u plagosën”. Kështu deklaron senatori Torriceli, i cili deklaroi se opozita iraniane mbështetet nga SHBA.

Në vitin 2014 në Shqipëri erdhën 4 mijë pjesëtarë të opozitës iraniane.

“Ekziston një shqetësim gjithnjë në rritje në SHBA, madje edhe mes anëtarëve të Kongresit, mbi aktivitetet keqdashëse në rritje të regjimit iranian në Ballkan. Opozita iraniane NCRI zbuloi javën e kaluar se regjimi iranian ka emëruar kohët e fundit Mostafa Roodaki-n, një agjent veteran të MOIS-it, si sekretar të parë të ambasadës së regjimit në Shqipëri. Për më tepër pohoi se, “duke paguar para, Roodaki përdor ish-anëtarë për të kryer komplotet e MOIS-it kundër PMOI / MEK”, deklaroi Torriceli.

Next Post
Spiropali dhe Grida Duma debatojnë ashpër në Komisionin e Integrimit, ja ‘strumbullari’ i sherrit

Spiropali dhe Grida Duma debatojnë ashpër në Komisionin e Integrimit, ja 'strumbullari' i sherrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com