• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit: Autoritarizmi, kërcënimi më i madh ndaj demokracisë sot

by Java News
07/11/2019 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit James Baker thotë se kërcënimi më i madh ndaj demokracisë sot është rritja e autoritarizmit. Zoti Baker i bëri këto komente gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës””, me rastin e 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, një moment i rëndësishëm në historinë botërore në të cilin ai luajti një rol kryesor.

Zëri i Amerikës: Së pari desha t’ju pyes për Murin e Berlinit. Rënia e tij në vitin 1989 ishte një moment historik dhe si Sekretar Shteti ju luajtët një rol kyç si një burrë shteti, diplomat dhe nga ana njerëzore. Sa e rëndësishme ishte ajo ngjarje, sipas mendimit tuaj?
Mendoj se ishte një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme. Ishte fillimi i një ndryshimi të botës siç e kishin njohur njerëzit e brezit tim dhe atij të mëparshëm për 40 vjet. Luftës së Ftohtë po i vinte fundi dhe rënia e murit, simbolizoi fillimin e kësaj rënieje.

Po t’u hedhim një vështrim marrëdhënieve tona me Rusinë, ne kaluam nga Lufta e Ftohtë në marrrëdhënie fantastike dhe tani përsëri në një Luftë të Ftohtë. 30 vjet më parë ju ndoshta kishit shpresa të ndryshme. Si mund të rikthehemi në rrugën e duhur?
Nuk jam i sigurt sesi të rikthehemi në rrugën e duhur, përveçse të bëjmë atë që e bëmë me aq sukses gjatë Luftës së Ftohtë: të jemi të vendosur në mbështetjen tonë për lirinë, demokracinë dhe tregjet e lira.

Ashtu e fituam Luftën e Ftohtë. Kishim një botëkuptim që ishte shumë më i mirë sesa ai autoritar i Bashkimit Sovjetik. Dhe kështu duhet t’i përballojmë edhe sot sfidat. Në vitin 1993, pasi isha tërhequr nga shërbimi publik, shkruajta një opinion për gazetën Los Angeles Times, ku sugjeroja se nëse Rusia kishte vullnetin të angazhohej për tregje të lira dhe demokracinë, atëherë edhe ajo duhej të kishte të drejtën për anëtarësim në NATO.

U kritikova shumë për një ide të tillë.

Me shkon mendja shpesh tek ato ditë dhe pyes veten nëse do të ishim në një pozitë tjetër sot nëse do ta kishim bërë një gjë të tillë.
Të them të drejtën, tani jemi sipas mendimit tim në një tjetër Luftë të Ftohtë, po aq të ftohtë sa ajo e mëparshmja. Dhe i vetmi sugjerim që kam për ta fituar është që të bëjmë ashtu siç vepruam herën e parë.

Cilat janë disa nga kërcënimet ndaj demokracisë sot, sipas këndvështrimit tuaj?
Një prej kërcënimet ndaj demokracisë është rritja e autoritarizmit në disa vende dhe po ndodh në disa vende të ish-Paktit të Varshavës. Pa diskutim që po ndodh në Rusi si edhe në disa pjesë të botës. Ai sistem nuk funksionon. Ne thjesht duhet të jemi të vendosur dhe të pandalur dhe të kuptojmë që parimet dhe vlerat tona janë parimet dhe vlerat që njerëzit e lire kudo në botë duan t’i kenë dhe t’i respektojnë.

Në vitet para rënies së Bashkimit Sovjetik, askush nuk e parashikoi atë që do ndodhte. Kur Gorbaçovi u bë Sekretar i Përgjithshëm në vitin 1985, askush nuk parashikoi se do të ndodhte një krizë revolucionare. Disa e quajnë një aksident të historisë. A ishte një befasi? A ka mësime që mund të nxjerrim nga ajo ngjarje historike, që mund t’i vëmë në jetë sot?
Jo, nuk ishte e befasishme. Mund t’ju them që askush nga ne në atë kohë nuk priste që Bashkimi Sovjetik të shpërbëhej.
Yelcin dhe Nazarbajev, Shushkeviç dhe Kravçuk u mblodhën në Minsk së bashku dhe dekretuan fundin e Bashkimit Sovjetik dhe krijimin e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura. Kjo nuk ishte e befasishme për askënd.

Rënia e Murit nuk ishte parashikuar të ndodhte atëherë kur ndodhi. Ne e dinim që po mbaheshin demonstrata për liri në gjithë vendet e Paktit të Varshavës dhe mund të shtoja edhe falë punës dhe përpjekjeve të Zërit të Amerikës dhe faktit që ne po arrinim ta përçonim mesazhin tonë tek këto vende. Ka një dëshirë të fortë për liri nga ana e popujve kudo në botë dhe kur autoritarët vijnë në pushtet dhe bllokojnë ose eliminojnë lirinë, do të hasin në rezistencë. Prandaj e fituam Luftën e Ftohtë. Prandaj botëkuptimi demokratik dhe i tregjeve të lira, është më i suksesshmi.

A ka mësime që kemi nxjerrë nga ajo që ndodhi që mund t’i vëmë në jetë për gjendjen botërore sot?
Nuk di tjetër veçse atë që thashë më parë dhe mendoj se do t’ia kishte vlejtur. NATO-ja ishte një aleancë politike, përveçse një aleancë sigurie. Dhe sugjerimi im ishte se për atë arsye, nëse Rusia do të binte dakord të përqafonte tregjet e lira në demokraci, ne duhet t’u fusim në NATO. Mendoj se nëse do ta kishim bërë një gjë të tillë, mund të kishim një tjetër rezultat sot. Por nuk jam i sigurt se do të kishte ndonjë shans që të kishim sukses sot me të njëjtën ide.

Në atë kohë, kur sapo kishte rënë Muri, Bashkimi Sovjetik u përbë dhe komunizmi ra, ne kishim marrëdhënie shumë të mira me Rusinë. Kjo zgjati për 10 deri në pothuajse 15 vjet, si nën Jelcinin ashtu edhe nën Putinin. We were on very good terms with Russia. Dhe ne kishim krijuar një organizëm shtesë për NATO-n të quajtur Këshilli i Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut dhe dsia nga vendet e Paktit të Varshavës ishin anëtarë. Ndoshta një ditë mund të mblidhemi të përpiqemi të shohim nëse mund të bashkëpunojmë në më shumë drejtime sesa të përplasemi.

Domethënë sipas mendimit tuaj, marrëdhëniet mes dy udhëheqësve janë shumë të rëndësishme…Presidenti Bush, Kancelari Kohl, Sekretari Gorbaçov ishin pesha të rënda. A mund të komentoni për rolin që luajti personaliteti i protagonistëve në rënien e Murit?
Persoanliteti luan një rol shumë të madh në formulimin dhe zbatimin e politikës së jashtme. Një nga rregullat e mia kardinale ishte nëse mund të krijoje pozita besimi me personin përballë. Nëse e bën një gjë të tillë, shanset për arritjen e diçkaje, janë shumë më të mira. Nuk e kam fjalën për të sakrifikuar parimet ose vlerat e vendit.

Por nëse krijon një marrëdhënie personale besimi, atëherë ke shumë më tepër shans që të arrish diçka. Në periudhën që po diskutojmë kur ra Muri, kishte shumë personalitete të forta: Presidenti Bush, Presidenti Gorbaçov, Kryeministrja Theçer, Presidenti Miteran, Kancelari Helmut Kohl. Dhe në atë kohë shumë nga ish-aleatët tanë nuk donin që Gjermania të ribashkohej. Në fakt, Anglia dhe Franca dhe sigurisht Bashkimi Sovjetik, ishin kategorikisht kundër një gjëje të tillë në fillim.

Por Presidenti Bush dhe Kancelari Helmut Kohl, ishin të përkushtuar ndaj atij objektivi dhe për fat brenda një hapësire shumë të ngushtë mundësish, e realizuam.

A do të thonit që marrëdhëniet tona me Rusinë janë më të këqija sot sesa atëherë? Ju përmendët që edhe sot është një Luftë e Ftohtë…
Nuk mendoj se marrëdhëniet tona me Rusinë janë më keq sot sesa atëherë, por mendoj se mund të themi që është rikthyer një Luftë e Ftohtë me Rusinë. Kur avionët rusë kërcënojnë anijet dhe avionët tanë, shkelin rregullat e angazhimit dhe afrohen aq shumë saqë rrezikojnë të shkaktojnë aksidente, kjo është absolutisht e papranueshme. Kështu fillojnë luftrat./VOA

Next Post
Ikën i nxehti përvëlues, nesër priten reshje të dobëta

Shtypi i ditës, e enjte 7 nëntor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In