• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-redaktorja e TCH sulmon Eni Vasilin: Je në terezi? Të duket gazetari ky presion mbi të gjorën?

by Java News
02/10/2018 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reagime të ashpra ka pasur nga opinioni publik në lidhje me intervistën e Xhisiela Malokut dhënë në ‘Open’ për gazetaren Eni Vasili.

Me sa duket, në fokus të debateve nuk ka qënë vetëm Xhisiela, por edhe gazetarët të cilët janë akuzuar nga opinioni publik, por edhe mes kolegësh për mënyrën sesi bëjnë gazetari.

Përmes disa postimeve të njëpasnjëshme në profilin e saj facebook, ish-redaktorja e Top Channel, pedagoge në UET, Albana Nexhipi ka shprehur zëmerimin e saj për mënyrën e llahtarshme, sipas saj të intervistave që i janë bërë vajzës duke shkruar se Xhisielën e bënë copa për të përfituar kredit elektoral.

“12 vjet në Top Channel dhe nuk i dhashe kurrë fryme një llahtarie të tillë! E tmerruar nga mënyra si po intervistohet dhe trajtohet ajo çupë në emisionin e Eni Vasilit. Llahtar”, shkruan Nexhipi

Në postimin tjetër ajo i drejtohet koleges Eni Vasili me gjuhë të ashpër duke i shtruar një pyetje:

“Je në terezi moj? Të duket gazetari ky presion që po përdor mbi të gjorën? Tmerr!!! Dhe TURP!!”

“O Eni Vasili! Po ta tha moj 100 herë si do ta ndihmosh: mjaft me dhunë psikologjike të tha. E ti sikur je hetuese e jo gazetare kembëngul se unë kam intervistuar aq e kaq gra, më thuaj të vërtetën. Je në TEREZI MOJ? Të duket gazetari ky presion që po përdor mbi të gjorën? Tmerr!!! Dhe TURP”, vijon ajo.

“E kuptoni ju sa e rëndë është për atë çupë etiketimi “gënjeshtare”. Gënjeu për dhunën, na gënjeu për taksinë… Sinqerisht s’jeni në terezi! Tjetra bën hesap me kokën e vet e te familjarëve, e ju doni t’u thotë “të vërtetën”. Ju duket edhe hyner i madh madje, që zbuluat që po ju gënjente korba! Pika që s’ju bie, me gjith’ dell investigativ gazetaresk!!!”-shkruan Nexhipi duke e përfunduar bllokun e statuseve me fjalët:

“Ja, këta jemi! Një tufë korbash e sorrash, që ushqehemi me jetë e shpirtra të mjerësh! Sa më dhëmb kjo çupë!”/TEMA

Next Post
Meta në SHBA: Ballkani, “punë” e papërfunduar! Jo ndryshimit të kufijve!

Meta në SHBA: Ballkani, “punë” e papërfunduar! Jo ndryshimit të kufijve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In