• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-pronarët: Kush do të kompensohet më parë?

by Java News
23/11/2018 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e zonës së Astirit kërkojnë dëmshpërblim 100% nga shteti, edhe pse ata janë pronarët me të rinj të asaj toke. Disa prej tyre kanë fituar titull pronësie nga procesi i legalizimit, të tjerët nga ligji 7501, ndërsa për pronarët e vjetër askush nuk flet se si do të kompesohen ata. Sipas sekretarit të përgjithshëm të shoqatës “Pronë dhe drejtësi”, Myrshit Vorpsit, ata që penalizohen në radhë të parë nga ligji shqiptar janë pronarët e vertetë të tokës, të cilët për vite të tëra janë në pritje të kompesimit të pronës së tyre.

“Do të dëmshpërblehen ato që kanë marë tokë me 7501. Do të dëmshpërblehen pronarët qoftë për pronat e kthyera aq pak sa janë kthyer në atë zonë. Dhe ajo sipërfaqe toke, ai metër katror që është atje, çfarë të ardhurash i krijoi shteti shqiptar deri më sot? Vetëm të ardhurat e atij personit që e pushtoi tokën dhe është legalizuar. Për 300 metra katrorë ka paguar jo më tepër se 4 milion e 800 mijë lek të vjetra. Penalizon në radhë të parë pronarët shqiptarë. A kemi ne pronarë toke në Unazën e Re? Kemi sa të duash. Çfarë ka ndodhur me ta? Me këto në rastin më të mirë i janë zënë tokat dhe po presin nga procesi i legalizimit që të marrin paratë e veta. Këtu ka shumë familje të nderuara tiranase të cilëve Komisioni i Kthimit të Pronës nuk ia ka kthyer pronën, por i ka thënë që do të kompensohesh të gjithë këto janë në listë pritje”, deklaroi Vorpsi.

Ndërsa qytetarët e tjerë të Tiranës mendojnë se kjo është një dramë sociale dhe se për kompensim duhet patur shumë kujdes, pasi jo të gjithë e meritojnë atë.

“Dakord, të drejtat e tyre kanë, por janë pak të ekzagjeruar për mendimin tim. A duhet të dëmshpërblehen? Për ata që janë të vjetër po, për të rinjtë jo”, thotë një qytetar.

“Keq më vjen që kanë harxhuar gjithë ato lekë. Por pa bërë dokumentat përkatëse, përse duhet të ndërtonin ata? Të dëmshpërblehen sipas ligjeve, se edhe lekët nuk burojnë”, u shpreh një tjetër.

Next Post
Ish- ministri i financave i PD Ridvan Bode, kandidat për në bordin e Bankës së Shqipërisë

Ish- ministri i financave i PD Ridvan Bode, kandidat për në bordin e Bankës së Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com