Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha në një intervistë për Euronews Albania se shteti shqiptar, prokuroria apo gjykata, nuk mund ta parandalonin largimin e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.
Ai tha se në bazë të ligjit, Ahmetaj nuk mund të arrestohej pa u marrë leje nga Kuvendi e më pas nga gjykata për të ekzekutuar arrestin, ndërkohë që Ahmetaj, sipas asaj që thuhet është larguar pikërisht ditën kur kreu i SPAK bëri kërkesë për arrestimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë.
Flasim për një shtet ligjor, Arben Ahmetaj ishte nën hetim, ishte politikan, njeri i mençur dhe e dinte se po shkonte drejt penalizimit. Se do shkonte me arrest apo pa arrest këtë procedurë e ka ndërtuar parlamenti i Shqipërisë.
Ai nuk ka ikur, ai është arratisur përfundimisht nga sa po duken punët. Ai ka ikur ditën kur Prokuroria e Posaçme ka Kërkuar leje kuvendit për të kërkuar leje në Gjykatë për këtë.