• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-presidenti Topi: Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të numrit dy të qeverisë, provë se ka fituar autonominë nga politika

by Os De
16/12/2025 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, e sheh kërkesën e fundit të SPAK për heqjen e imunitetit të numrit dy të qeverisë si provën se Prokuroria e Posaçme ka fituar autonominë absolute nga politika.

I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, përballë gazetares Alba Alishani dhe analistëve Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli e Arion Sulo, ish-kreu i shtetit bëri një analizë të mprehtë të raportit mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtësisë së re.

Sipas Topit, qëndrimi i Kryeministrit ndaj SPAK diktohet nga rrethanat momentale.

“Po të ndjekim Ramën, shohim se një ditë është ndryshe, një ditë tjetër ndryshe. Një ditë thotë se kemi ndërtuar drejtësinë e re, ndërsa ditën që është keq vepron mbi bazën e instinkteve të mbrojtjes”, deklaroi Topi.

Për ish-presidentin, prova e vërtetë e mbështetjes ndaj drejtësisë do të ishte zgjatja e mandatit të prokurorëve të SPAK.

“Personi që krenohet për drejtësinë e re duhet të ishte i pari që t’i zgjaste afatin e funksionimit të SPAK”, theksoi ai.

Testi moral i Kuvendit

Bamir Topi vlerësoi se lëvizja e fundit e SPAK e vendos Parlamentin shqiptar në një pozitë jo vetëm juridike dhe politike, por edhe morale. Ai kritikoi zbehjen e rolit të Kuvendit pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, duke theksuar se kryeministrat nuk kanë respekt për këtë institucion.

“Me këtë kërkesë, SPAK fut në lojë institucionin më të rëndësishëm që ka një republikë parlamentare. Ka futur në lojë Kuvendin duke e vendosur atë në pozicion jo vetëm juridik, por dhe moral e politik. Kur të fillojnë debatet politike do ta shohim ku janë”, u shpreh ish-presidenti.

Pavarësisht presioneve, Topi vlerëson se prokuroria speciale ia ka dalë të ndërtojë personalitetin e saj. “Nuk ka qenë rrugë e lehtë. SPAK e ka fituar këtë. Ka krijuar një autonomi absolute nga politika dhe kjo është një nga meritat e tij”, përfundoi Topi.

Next Post

"Drejtësia e ka mbushur kupën me PS" - Rada: Prokurorin e Ballukut e shantazhon Berisha, po mbron opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com