• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish presidenti Moisiu: PD ka një problem të brendshëm, që do t’ja transmetojë gjithë vendit. Berisha shkaktari kryesor

by Java News
22/02/2023 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka qenë i ftuar paraditen e kësaj të mërkure në emisionin “Breaking” në Top News.

Ai ka folur mbi situatën politike në vend, ku sipas tij, Partia Demokratike ka një problem të brendshëm, që kërkon t’ja transmetojë të gjithë vendit. Moisiu deklaroi se këtë situatë e ka krijuar ish-kryeministri Sali Berisha, teksa pati kritika dhe sa i përket “revolucionit” të përmendur nga lideri demokrat.

Ish-kreu i shtetit deklaroi se problemi qëndron tek Komisionet Zgjedhore, që sipas tij duhet të depolitizohen.

“Pse është krijuar kjo situatë? Sepse ne opozitë dhe pozitë kemi patur gjatë gjithë kohës. PD ka një problem të madh brenda vetes së saj. Berisha krijoi foltoren e famshme dhë arriti të krijojë këtë situatë. Ky është një problem i tyre dhe po përpiqen t’ia transmetojnë gjithë vendit, por nuk do t’ja arrijnë. Po përdoret fjala revolucion. Por, revolucion përdoret për të ndërruar sistemin. 

Ne kemi një demokraci perëndimore, por në cilin vend të Europës kemi dëgjuar që të ndërrohet pushteti me revolucion, ndërrohet vetëm me votë. Sepse nuk është shumicë. Nëse nuk arrihet fitorja me votë, nuk je shumicë. Kjo është një pakicë që duhet të imponohet shumicës.

Kjo është krejt e gabuar. Po unë e kuptoj, një forcë politike kërkon të marrë pushtetin, por duhet ta marrë vetëm me votë. Deri sa të na dalë një njeri me dy sy, Ramën aty do e kemi. Ne duhet të ndryshojmë Komisionet Zgjedhore. Ne Komisionet Zgjedhore i kemi partiake, ata i venë njerëzit e tyre aty për të mbrojtur votat e tyre. Ata nuk duan që të depolitizohen Komisionet Zgjedhore.

Ne jemi i vetmi vend në Ballkan që kemi në krye të politikës që kanë nga 30 vjet në politikë. Çdo gjë ka një kufi, jep kontributin dhe ik. Nuk mund ta bëjnë si puna e lopës që mbush kovën dhe i bie me shqel dhe e derdh.  Edhe të rinjtë flasin me të njëjtën gjuhë si liderët e vjetër, madje edhe më egër. Të gjithë kanë kontribuar për këto arritje, pse duhet t’i venë shkelim. Në qoftë se ne duam të mbrojmë gabimet e së kaluarës, ato nuk mbrohen dot.

Në marrëdhëniet me amerikën, jemi popull më pro amerikan, dhe këtë gjë ne po e po e dimë, por e dinë  dhe amerikanët dhe gjithë bota. Shkaktarët për këtë situatë janë të gjithë, Por Berisha ka një përgjegjësi të veçantë. Unë e dua dhe e respektoj, por dua t’ja them këto fjalë. Revolucioni është revolucion, do të thotë dhunë. Bëri dhunën në ’97-tën dhe na çoi 20 vjet mbrapa” -deklaroi Alfred Moisiu

Next Post
Basti i Lulzim Bashës: Më mirë i korruptuar se “spiun” rus

Kur shkruante Enver Hoxhaj për luftën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

October 29, 2026
Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

October 29, 2026
Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnje-Hercegovinë, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe gjithë komunitetit të EUFOR-it!

October 29, 2026
Evropianët mbështesin Zelenskyn pas vendimit të Trumpit, teksa Rusia e Ukraina këmbejnë sulme -

Kievi: Zelensky, i gatshëm të diskutojë çështjet e territorit përballë me Putinin, vetëm ata mund ta ndryshojnë dinamikën!

October 29, 2026
Erdogan shpall synimin në 103-vjetorin e Republikës: Me solidaritet dhe vëllazëri, drejt “Shekullit turk”

Erdogan shpall synimin në 103-vjetorin e Republikës: Me solidaritet dhe vëllazëri, drejt “Shekullit turk”

October 29, 2026
U plagos gjatë shuarjes së zjarrit në Mirditë, efektivi 28-vjeçar i FA dërgohet në Spitalin e Traumës

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma! Dyshohet se u hodh, ishte shtruar për…

October 29, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ministri Gogu urdhëron inspektimin për transferimet e të burgosurve gjatë 11 ditëve të fundit! Për Veliajn kërkon informacion mbi procedurat e ndjekura

October 29, 2026
Samiti BE-Kanada, Antonio Costa: Marrëdhëniet tona nuk kanë nevojë për ndërmjetësimin e SHBA-së!

Samiti BE-Kanada, Antonio Costa: Marrëdhëniet tona nuk kanë nevojë për ndërmjetësimin e SHBA-së!

October 29, 2026
Luftë guerile në Francë: Mbi 1800 të arrestuar, një person humb jetën gjatë protestave, 1 500 dyqane të plaçkitura

Protesta e 31 tetorit, Franca nxjerr 70 mijë policë në terren! Paralajmërohen masa të rrepta ndaj dhunës

October 29, 2026
“U kthye në SHPK…”- Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë! Protestat e dhunshme? PD të mbajë përgjegjësi nëse është përfshirë

“U kthye në SHPK…”- Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë! Protestat e dhunshme? PD të mbajë përgjegjësi nëse është përfshirë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In