• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Ish-presidenti Bush darkon në Teksas në restorantin e refugjatit kosovar

by Java News
03/12/2017 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeton Haxhijaj emigroi nga Kosova 18 vjet më parë, gjatë luftës së vitit 1999. Më vonë, ai hapi restorantin “Luigi’s” në Main, McGregor, Teksas, që u shndërrua në një ndalesë të mirë për pica dhe pasta. Më 19 nëntor, pronari po u shërbente klientëve në një të diele të qetë mbrëma, kur Shërbimi Sekret hyri në lokalin e tij dhe i dha lajmin.

“Thanë se presidenti George W. Bush po vinte në restorantin tuaj”, thotë Haxhijaj për KWTX. Ai nisi të pastronte rrugën kah hyrja e pasme ku pritej të hynte Presidenti Bush, të rregullonte hapësirën për ushqim dhe i telefonoi gruas së tij që gjendej në shtëpi. I tha që të merrte një aparat dhe fëmijët dhe të vinin me shpejtësi në restorant.

“Është një rast që vjen një herë në jetë”, thotë ai.

Tridhjetë minuta më vonë, Bushi u ul në restorant bashkë me disa miq, dhe porositën ushqimin që përfshiu kallamari, kërpudha e pasta ‘fettuccine alfredo’.

Jetoni thotë se me ish-presidentin zhvilloi një bisedë të lirë dhe tha se ishte shumë i thjeshtë. “Më tha se ushqimi ishte shumë i mirë dhe i pëlqeu”.

Ish-presidenti amerikan, George W. Bush, ishte i pari që e njohu Kosovën si shtet të pavarur nga Serbia pas konfliktit të gjatë vdekjeprurës. Ai po ashtu ka merita për ndihmën që i ka dhënë vendit që të mbijetojë dhe të merr njohje nga pjesë tjera të botës, transmeton Koha.net.

Jetoni thotë se nuk e di sigurt se çfarë deshi presidenti në atë kohë në zonën e restorantit të tij, por thotë t’ia ketë bërë me dije se është shumë i lumtur që e ka vizituar.

“Unë dhe familja ime jemi shumë krenarë dhe të nderuar me vizitën e tij në restorantin tonë”, shprehet Haxhijaj. Gjatë intervistës, Jetoni i drejtohet kamerës dhe thotë “faleminderit” nëse rastësisht presidenti Bush është duke e shikuar, “ për të gjitha që ka bërë dhe për ndihmën që u ka dhënë shqiptarëve në Kosovë”.

Grupi i Bushit mësohet të ketë qëndruar rreth një orë e gjysmë, ku Jetoni shfrytëzoi rastin që me familjen e tij të bënin fotografi me ta, e po ashtu edhe klientët e restorantit.

“Shpresoj që të vijë sërish, në mënyrë që të kem mundësi të flas me të më shumë, të ulem e të ha me të”, qesh Haxhijaj, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Instituti i Gjeoshkencave: Rreziku kaloi, nuk do të ketë më përmbytje

Instituti i Gjeoshkencave: Rreziku kaloi, nuk do të ketë më përmbytje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

February 9, 2026
Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

February 9, 2026
“25 mijë € u zhdukën përmes emailit”, Prokuroria Tiranë kërkon 10 vite burg për nigerianin

Krijoi skemë mashtrimi fiskale duke përfituar 150 mln lekë, i dyshuari bie në pranga

February 9, 2026
Bubi

Bubi

February 9, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

February 9, 2026
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

February 9, 2026
Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

February 9, 2026
Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

February 9, 2026
Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

February 9, 2026
Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In