• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ish-presidenti Bamir Topi: Pas 21 janarit isha si në “arrest shtëpie”, më ndiqnin kudo!

by Java News
25/01/2020 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bamir Topi e ka konsideruar si “ngjarjen më të rëndë të tranzicionit shqiptar” “21 Janarit”, ndërsa tha pas ngjarjes, palët ishin në një konflikt të hapur. I ftuar në emisionin “Java” në TVSH, Topi u shpreh se ka qenë ndërhyrja e ndërkombëtarëve që uli tensionin në vend dhe solli rifillimin e funksionimit të institucioneve. “Pas ngjarjes së 21 Janarit palët ishin në një konflikt të hapur.

Polemikat ishin jashtë çdo etike në komunikim. Në atë periudhë është ngritur një komison hetimor parlamentar për të hetuar një puç. Në këtë moment ka pasur një ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar. Ka ardhur në atë kohë edhe ndihmës sekretari i SHBA, kanë qenë vizita që krijuan një shqetësim të madh tek ata. Duke iu rikthyer atyre momenteve, ulja e tensionit, rifillimi i funksionimit të institucioneve, erdhi si pasojë e ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar”, tha Topi.

I pyetur nëse duhet të rihapet si çështje, ish-presidenti u shpreh se kjo është një çështje që prek shumë plane dhe se duhet të hetohet. Nga gjithë kjo përvojë, si caktohet kufiri që ndanë mbrojtjen e institucioneve shtetërore dhe respektimi i lirisë së njerëzve për të protestuar dhe evitimi i gjakderdhjes? Kam përshtypjen që të gjithë janë koshientë për rrugën ën të cilën ka kaluar Shqipëria dhe pavarësisht se gjërat janë shkruar nëpër ligje, secili e di si duhet të sillet.

Politikanët me eksperiencë e dinë se deri ku duhet të jetë gjuha politike, në momentin që pushteti vjen dhe koncentrohet e dhe e shikon që ky lloj i ndërtimit të sistemit që ne kemi, vetvetiu e çon njeriun drejt një pushteti të pakufishëm dhe ai vetë e ka të vështirë të gjejë ku e ka kufirin e tij.

A mendoni që SPAK mund ta bëjë çështje hetimi? Për 21 Janarin duhet të kishte një gjyq të fortë politik dhe duhej të realizohej në parlamentin që mori jetë në vitin 2013. Nëse duhet të gjykohet apo jo, duhet ta shohë drejtësi. Ju thoni që ju kanë ndjekur kur ishit ju në timon, në rrugët e Tiranës. Janë denoncuar këto nga ju? Asnjëherë në jetën time nuk kam tentuar t’i finalizoj gjerat në këtë mënyrë. I gjithë informacioni që vinte mbi bazën e një institucioni kushtetues. Presidenti në atë kohë ka qenë në kushtet reale faktike të një arresti shtëpiak.

A mendoni se do rihapet çështja e 21 Janarit? Familjet ende kërkojnë, njëra familje e ka çuar çështjen në Strasburg, një tjetër shpreson te SPAK? 21 Janari është një nga ngjarjet më të rënda të tranzicionit shqiptar. Unë nuk mund të parashikoj asgjë, por a meriton të hapet? Sigurisht që meriton të hapet, është një çështje që prek në shumë plane. Mendimi im është duhet të hapet.

Next Post
Greqia/Kapen rreth 1.3 ton kokainë, mediat greke pretendojnë se të arrestuarit ishin shqiptarë

Greqia/Kapen rreth 1.3 ton kokainë, mediat greke pretendojnë se të arrestuarit ishin shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In