• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-polici për të ulur tensionet në Vlorë/ Pse i dërguan Agron Kuliçin Bujar Leskajt?

by Java News
10/03/2021 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas miratimit të listave zyrtare të kandidatëve për deputetë, në PD-në e Vlorës ka ndodhur një “tërmet” i vërtetë.

Kreu i listës së këtij Qarku, Bujar Leskaj, ka hedhur akuza të forta se vendet në listën e Vlorës u shitën.

Për këtë arsye, ai ka vendosur të japë dorëheqjen si kandidat për deputet.

Duke parë situatën e rëndë të krijuar, e cila mund t’i japë një goditje të fortë PD-së në Qarkun e Vlorës, do të duhej që Lulzim Basha të shkonte vetë në Vlorë, për të sqaruar situatën dhe sheshuar konfliktin.

Por, në mënyrë surprizë, aty kanë dërguar një ish-polic, që nuk ka asnjë rol politik në PD, përveç sigurisë: Agron Kuliçin e famshëm.

Tani se çfarë do një personazh me plot dritëhije, që nuk ka asnjë lidhje me politikën dhe Vlorën, të shkojë dhe të sqarojë situatën, ndoshta duhet ta shpjegojë Lulzim Basha, ose Berisha, se me gjasë ai e ka dërguar.

Interesant është fakti se pasi dërguan Kuliçin, PD lëshoi edhe një deklaratë, ku shprehej se lajmi për dorëheqjen e Leskajt është një sajim i Ramës.

“Lajmi për dorëheqjen e drejtuesit politik te PD ne Vlore Bujar Leskaj është i pavërtetë. Është një shpifje dhe trillim i Edi Ramës. Zoti Leskaj është në krye të detyrës, në udhëheqje të ekipit fitues të PD ne qarkun Vlorë”, thuhet në reagim.

Fakt është që përplasja e madhe ka ndodhur dhe vetë Leskaj ka fikur telefonin dhe nuk përgjigjet.

Në një situatë të tillë, ai që duhet të reagojë është pikërisht Leskaj, se ai ka dhënë dorëheqjen, jo PD, e cila për çdo gjë ia hedh fajin Edi Ramës.

Tani nuk dihet se si do të shkojë situata dhe nuk është çudi që Leskaj të bëjë edhe një prapaktheu në vendimin e tij, duke parë presionin e madh që po i bëhet.

Se jo më kot i çuan një njeri si Agron Kuliçi, që në një raport të Ambasadës amerikane thuhet se bashkëpunonte me kriminelë të tipit si Dritan Dajti./ TemA

Next Post
“Është koha për ekselentët”/ Rama: 845 studentë janë punësuar në administratën publike në 2 vitet e fundit

"Është koha për ekselentët"/ Rama: 845 studentë janë punësuar në administratën publike në 2 vitet e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij

March 19, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A thua e beson PPE Berishën?

March 19, 2026
Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In