• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-polici Budini, grabitje për të shlyer borxhet

by Java News
21/03/2016 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tentativa për grabitje e kryer nga ish-efektivi i FNSH-së në Fier, Eduard Budini, duket se e kishte zanafillën te borxhet që ai kishte ndaj personave të tretë. Gazeta Shqiptare ka siguruar një vendim gjyqësor, ku Budini tashmë nën pranga, ishte paditur nga një huadhënës për mosshlyerjen në kohë të detyrimit që efektivi i kishte marrë. Sipas vendimit gjyqësor, rezulton se Budini i kishte marrë borxh shtetasit me inicialet D.K., po nga Fieri, por nuk kishte mundur ta shlyente në afatin e përcaktuar në aktin noterial.

Në këto kuste, D.K. kishte vendosur t’i drejtohej gjykatës dhe kjo e fundit kishte detyruar Eduard Budinin që, krahas shumës së huasë, të paguante edhe normën e interesit në favor të huadhënësit. Me sa duket, i gjendur në vështirësi, pa asnjë mundësi konkrete që ta shlyente borxhin sipas përcaktimeve në kontratë, Budini ka zgjedhur dhe rrugën e shkurtër, atë të grabitjes së taksistit. Kjo për faktin se nga të dhënat zyrtare rezulton, se koha e padisë në gjykatë përafërsisht përkon edhe me kohën kur ai ka tentuar grabitjen. Dyshimet sipas prokurorisë se grabitja ka ndodhur për këtë shkak shtohen edhe më tepër, referuar deklarimeve të familjarëve të ish-specialit të FNSH-së, të cilët kanë shpjeguar se ai kohët e fundit ishte përballur me vështirësi të mëdha ekonomike.

Eduard Budini u arrestua disa muaj pas tentativës së një grabitjeje të një taksisti. Pamjet e sigurisë së taksisë, ku personi shfaqej duke kërcënuar me armë në kokë taksistin, u publikuan nga vetë Ministria e Brendshme, e cila kërkonte ndihmën e qytetarëve për të identifikuar grabitësin, në një kohë që bëhej fjalë pikërisht për një ish-efektiv të Forcave Speciale.

Një komentues në faqen online Balkanweb.com e identifikoi grabitësin dhe pas këtij momenti, policia vuri prangat në duart e njeriut që më herët kishte qenë pjesë e uniformave blu.

BW

Next Post

Arrest me burg për babë e bir, akuzohen për vjedhje me pasojë vrasjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga bujtinat tek restorantet e shtrenjta/ Tendencat e destinacioneve të preferuara nga shqiptarët për fundvit

Nga bujtinat tek restorantet e shtrenjta/ Tendencat e destinacioneve të preferuara nga shqiptarët për fundvit

December 27, 2025
Nesër mbahen zgjedhjet/ Mbyllet mitingu i PDK-së në Kosovë, pjesëmarrësit “shpërthejnë” në brohoritma për UÇK

Nesër mbahen zgjedhjet/ Mbyllet mitingu i PDK-së në Kosovë, pjesëmarrësit “shpërthejnë” në brohoritma për UÇK

December 27, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një vëmendje e re dhe afatgjatë e SHBA për rajonin

December 27, 2025
Zonë me aktivitet të lartë sizmik/ Tërmet i fuqishëm trondit Tajvanin, lëkundjet ndihen në gjithë ishullin

Zonë me aktivitet të lartë sizmik/ Tërmet i fuqishëm trondit Tajvanin, lëkundjet ndihen në gjithë ishullin

December 27, 2025
Aksident në aksin Qafë Pllocë-Pogradec, mjeti përplas një person me biçikletë, dërgohet në spital

Aksident në aksin Qafë Pllocë-Pogradec, mjeti përplas një person me biçikletë, dërgohet në spital

December 27, 2025
Google thyen rregullin e vjetër, ndryshimi i adresës së Gmail-it po bëhet realitet

Google thyen rregullin e vjetër, ndryshimi i adresës së Gmail-it po bëhet realitet

December 27, 2025
OKB: Armëpushimi mund të hapë rrugën për paqe midis Tajlandës dhe Kamboxhias

OKB: Armëpushimi mund të hapë rrugën për paqe midis Tajlandës dhe Kamboxhias

December 27, 2025
Tregu i ri i fruta-perimeve në Elbasan, kryeministri Rama: Hapësira moderne e funksionale

Tregu i ri i fruta-perimeve në Elbasan, kryeministri Rama: Hapësira moderne e funksionale

December 27, 2025
Lara Colturi me një rezultat të shkëlqyer në zbritjen e parë, por ndalet në momentin final!

Lara Colturi me një rezultat të shkëlqyer në zbritjen e parë, por ndalet në momentin final!

December 27, 2025
Kthehen për të kaluar festat me familjarët, fluks lëvizje e qytetarëve në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Kthehen për të kaluar festat me familjarët, fluks lëvizje e qytetarëve në Kapshticë dhe Qafë Thanë

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com