• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrest me burg për babë e bir, akuzohen për vjedhje me pasojë vrasjen

by Java News
21/03/2016 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Naim Çekrezi dhe Ilir Çekrezi, babë e bir, të cilët akuzohen për vrasjen e bashkëfshatarit të tyre, Bajram Shinkolla, shkruan Gazeta Shqiptare.

Ngjarja në fjalë ndodhi më 14 mars në Shalës të bashkisë Cërrik. Prokuroria e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy autorëve të dyshuar, të cilët mendohet se kishin si qëllim grabitjen e viktimës. At e bir akuzohen se kanë vrarë Shinkollën, duke i grabitur 250 mijë lekë të reja si dhe 1880 euro. Mësohet se Naim Çekrezi, ka mohuar para togave të zeza të ketë qenë pjesëmarrës në vrasjen e fqinjit të tij në Cërrik. 56-vjeçari deklaroi se nëse i biri, Ilir Çekrezi, 25 vjeç, është vrasësi i bashkëfshatarit të tyre, ai duhet të marrë dënimin e merituar. Sakaq, Naim Çekrezi ia ka kaluar të gjitha përgjegjësitë për ngjarjen të birit.

Duke e konsideruar vetën të pafajshëm, 56-vjeçari kërkoi që të lihet i lire. Ndërsa i biri Ilir Çekrezi është shprehur se nuk është në gjendje të japë shpjegime. Prokurori i çështjes, Neritan Hoxha pohoi se duke u nisur nga provat e administruara në vendngjarje si dhe nga deklarimet e të ndaluarve ekzistojnë elementë të konsumit të veprës penale “Vjedhje me pasojë vrasje” e kryer në bashkëpunim. Për këto arsye ai i kërkoi trupit gjykues masën e “Arrestit me burg”.

Në fund të seancës trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Idush Maliqi e ka cilësuar të drejtë kërkesën e prokurorit dhe vendosi t’i lërë në burg.

BW

Next Post

Lëvizja pa viza, ja ku renditet Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Hormuzin e kontrollojmë ne!”, SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

June 30, 2026
Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

June 30, 2026
Dënohet me 30 vite burg në SHBA biznesmeni më i pasur i Kinës

Dënohet me 30 vite burg në SHBA biznesmeni më i pasur i Kinës

June 30, 2026
“Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’”, Bido sherr me Muçin: Je fëmijë oligarku!

“Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’”, Bido sherr me Muçin: Je fëmijë oligarku!

June 30, 2026
VIDEOLAJM / Protestuesit qëllojnë me vezë dhe plehra makinat e deputetëve, përplasen me Policinë

VIDEOLAJM / Protestuesit qëllojnë me vezë dhe plehra makinat e deputetëve, përplasen me Policinë

June 30, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ju erdhi fundi! Dhe vetë fundi i botës!

June 30, 2026
Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin! Kosova s’ka potencial të luftojë me Serbinë

Buzhala për resortin në Zvërnec: Kushner dhe Trump nuk kanë ardhur për të vrarë flamingot, investimi duhet sepse…

June 30, 2026
Shpallen fituesit e edicionit të katërt të Gjon Mili Video Art Festival

Shpallen fituesit e edicionit të katërt të Gjon Mili Video Art Festival

June 30, 2026
Rezoluta e PE/ Bardhi: Kërkuat që të mos e miratonin, gënjyet dhe Ramën. Balla: Kur ti ishe avokat i Lulit…

Rezoluta e PE/ Bardhi: Kërkuat që të mos e miratonin, gënjyet dhe Ramën. Balla: Kur ti ishe avokat i Lulit…

June 30, 2026
Rama në Vlorë, finalizohet marrëveshja për prodhimin e anijeve luftarake

Rama në Vlorë, finalizohet marrëveshja për prodhimin e anijeve luftarake

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In