“Është e trishtë, kam një rëndesë në zemër, fjalët mungojnë, vdekja është diçka serioze”. Këto kanë qenë fjalët e Francesca Pascales, e cila për më shumë se 10 vite ka qenë partnerja e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.
Sot ndiej vetëm dhimbje dhe kjo gjë nuk shpjegohet, me Silvion mund të kishe përplasje por ishte e vështirë ta fshije përgjithmonë, e doje dhe e urrejë në të njëjtën kohë”- ka thënë Francesca për La Repubblica.
“Ai ishte jeta ime e vjetër, e cila sot vdiq bashkë me të”- ka vijuar më tej Francesca e cila sot është e martuar me kantautoren italiane, Paola Turci..
“Humbja e tij më ka lënë të njëjtin boshllëk sic më ka lënë vdekja e nënës sime. Sigurisht që do të jem edhe unë e pranishme në funeralin e tij- ka vijuar ish-partnerja e Berlusconit.
Ajo ka deklaruar se ai ka qenë një udhërrëfyes për të dhe i ka dhënë shumë jo vetëm nga ana ekonomike por dhe nga ajo shpirtërore.
Kujtojmë që ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi u nda nga jeta mëngjesin e 12 qershorit në një spital në Milano në moshën 86-vjeçare.
/f.stafa