• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-opozita e ngujuar në SHQUP, si fallxhoret e kohës së Enverit

by Artur Ajazi
13/12/2019 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Edhe pse asokohe ishte e ndaluar loja dhe falli me letra, apo dhe falli me kafe turke, duket se njerëzit e gjenin mundësinë të merrnin lajm për vehten “të ardhmen” për fatin e vajzës apo djalit, apo dhe ndryshimin e vendit të punës. Aq u masivizua falli vitet e fundit në diktaturë, sa gratë joshën edhe burrat, madje dhe ata me kollare, për tu “hapur rrugën e karrierës” apo për të gjetur fatin e tyre në jetë.

Por që të ndoshte diçka e tillë edhe pas 30 vitesh nga ndryshimi sistemit, dhe që të merreshin edhe politikanët si gratë, me “parashikime dhe paragjykime” për cilindo që fiton garën elektorale, për cilindo kundërshtar që bëhet kryeministër, ministër apo kryetar partie, kjo nuk do të ishte besuar. Dhe më të prekshmit nga sindromi “fallxhorit” janë ata politikanë që e kanë shijuar “fatin” e tyre edhe në diktaturë, dhe të tillë në SHQUP, ka me shumicë.

Në gjirin e ish-opozitës së vjetër ka sot e kësaj dite, njerëz që përcaktojnë “fatin” e tjetrit, sa pushtet do të ketë, sa miliona euro ka bërë dhe do të bëjë, sa korrupsioni ka bërë dhe do të bëjë, sa vota ka humbur, dhe sa do të humbë në të ardhmen, sa vite jetë ka jetuar dhe sa i kanë mbetur akoma, dhe deri tek parashikimi yjeve për mijëvjeçarin tjetër. Dhe me të gjitha këto “xhavahire” dhe jo me poltikë, merret sot e gjithë ditën ish-opozita e vjetër. Një parti politike që ka rënë nga “fiku”, që ka humbur pushtetin në mënyrën më spaktakolare dhe që vazhdon të humbë terren politik dhe elektoral, arrin të merret gjithë ditën me fall filxhani.

Nuk ka vizitë, takim me njerëz të ndryshëm, apo dhe mbledhje qeverie që bën kryeministri i vendit, që të mos “parashikohet” para dhe pas tij, nga fallxhorët e SHQUP-it. Madje edhe aleanca me Monikën e LSI, kishte këtë qëllim, të forconte bashkimin e fallxhorëve në një “qëllim final”, marrjen e pushtetit me revolucion dhe pastaj me “tërmet”.

Të ngujuar në perimetrin e bollshëm të partisë tyre, ish-opozitaristët e SHQUP-it dhe aleatja e tyre e denjë Monika Kryemadhi, po perfeksionojnë sistemin e fallit me filxhan dhe me letra bixhozi. Të kripur në miliona euro, ata kanë arritur të krijojnë seksionet e fallxhorëve në Tiranë dhe rrethe, duke harruar se janë ende pjesë e politikës të vjetër.

Pothuajse në asnjë rast, ata nuk janë treguar të paktën qytetarë të denjë dhe solidarë, me ata që mbetën pa shtëpi dhe katandi, mes çadrave dhe në mëshirën e ndihmave nga shqiptarët dhe bota mbarë, por edhe kur vendi po përjeton momente fatkeqsish, janë marrë dhe po merren me falle filxhani.

E ndërsa në SHQUP, janë hedhur në sulm mbi qeverinë duke u bërë rrodhe, dhe duke penguar në misionin e saj të rehabilitimit dhe rindërtimit, në LSI Monika, po hedh fall me letra bixhozi, për të parashikuar fatin e pasurisë saj, duke kërkuar “largimin e Ramës”. Të shfazuar dhe të shpërfyturuar, ish-opozitaristët edhe në ditët e qametit qajnë hallin e pasurisë tyre, duke ju hedhur në fyt gjithkujt që u përmend mëkatet, milionat, dhe dorën e zhytur në korrupsion.

Tjerrësit e fallit me kafe turke dhe letra bixhozi, nuk pendohen edhe pse janë mëkatarë, pasi e kanë vendosur fatin e tyre tashmë, duke vënë gishtin në filxhan, dhe duke njollosur këdo që nuk është “demokrat” si Doktori dhe Lulzimi.

Next Post
VIDEO/ U dëmtua nga tërmeti, shembet me eksploziv godina te Bujqësori. Në total do prishen dhjetë

VIDEO/ U dëmtua nga tërmeti, shembet me eksploziv godina te Bujqësori. Në total do prishen dhjetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In