Më troç se kaq nuk flitet. Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku ka vlerësuar se është dashur të pezullohet mbajtja e seancës së fundit të Kuvendit. Ndërsa sqaron se nënshkrimet e dy marrëveshjeve nuk mund t’i tërheq askush. “Edhe po të vijë qeveria tjetër nuk mund t’i tërheqë këto nënshkrimet”, thotë Maloku për ‘Epokën e Re’. Sa i përket marrëveshjes me demarkacionin me Malin e Zi, ai thotë se opozita është ngutur.