• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ish-modeli Oni Pustina rikthehet si “postier”

by Java News
15/12/2018 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Dua të të bëj të lumtur” do të nisë transmetimin në muajin janar. Arbana Osmani dhe stafi i saj kanë nisur punën, duke trokitur në dyert e familjeve shqiptare për t’i bërë ata të lumtur.

Në faqen zyrtare të emisionit është publikuar spoti dhe mes postierëve vihet re prezenca e modelit dhe aktorit Oni Pustina. Modeli rikthehet në ekran si postier i “Dua të të bëj të lumtur” në Shqipëri, pas suksesit që pati në emisionin e Maria De Filipit në Itali, vite më parë.

Pas një mungese të gjatë në ekran, Oni rikthehet me këtë rol, që do të thotë se do të trokasë në dyert e atyre që do bëhen pjesë e surprizave të programit. Ai së bashku me postierët e tjerë do të jenë të parët, që do të prekin emocionet e personazheve të ftuar.

Oni Pustina ka qenë edhe vitin e kaluar në puntatën e fundit të emisionit, si i përzgjedhuri i Arbana Osmanit për të surprizuar stafin. Ky është angazhimi i tij i dytë në showbiz, pasi u kthye në Tiranë dhe krijimit të familjes.

Pak kohë më parë, e pamë në klipin e Jonida Maliqit me titull “N’errësirë”, ku shihej në një “romancë” buzë detit me këngëtaren. Ish-modeli që bëri karrierë dhe mori famë të jashtëzakonshme në Itali, u shfaq sharmant në klip me thinjat e moshës.

Prej vitesh, Oni qëndron larg vëmendjes mediatike, pasi është përqendruar më shumë te familja që ka krijuar nga martesa me ish-balerinën, Linda Poda. Larg vëmendjes mediatike, çifti që u njoh në “Dancing with the stars” tetë vite më parë, prej tre vitesh është bërë me një vajzë.

Oni dhe Linda kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë vëmendjes mediatike, pasi, mesa duket, kanë dashur ta shijojnë në maksimum rritjen e fëmijës. Ish-postieri i Maria De Filipit dhe balerina elegante e disiplinave latine u njohën gjatë spektaklit “Dancing with the Stars”.

Nuk vonoi shumë dhe partneri skenik i Podës u bë partner jete. Që nga viti 2010, kur Oni fitoi spektaklin e parë të “Dancing with the Stars Albania”, Linda la kërcimin dhe iu përkushtua profesionit të juristes, ndërkohë që Oni merret me biznesin e tyre në Tiranë.

PANORAMA PLUS

Next Post
Presidenti i SHBA emëron shef kabineti, ultra konservatorin Mick Mulvaney

Presidenti i SHBA emëron shef kabineti, ultra konservatorin Mick Mulvaney

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In