• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ministrja teknike e Bashës merr “miratimin” nga PS-PD, batuta e Gjiknurit: Edhe mua njëherë më thanë “po”, por…

by Ardit Rada
29/09/2020 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Helga Vukaj, ish-ministre teknike e Financave e zgjedhur në qeverinë e 2017 pas marrëveshjes Rama-Basha për monitorimin e procesit zgjedhor, kandidon për organet e reja të KQZ-së. Përpara anëtarëve të komisionit, ajo bëri një parashtrim të detyrave që ka mbajtur.

“Jam Helga Vukaj, jam formuar si juriste në vitin 2000, më pas kam marrë një diplomë master në Milano. Kam qenë ministre teknik e Financave, kam kontribuar falë integritetit, në përmbushje të detyrës së ngarkuar nga vullneti i shprehur i dy forcave politike për të qenë rojtar të votës së lirë. Kemi përcjellë një raport ne ministrat teknikë në detyrë për ruajtjen e votës, që ka marrë një vlerësim pozitiv nga OSBE” tha ajo!

Mes anëtarëve të komisionit nuk munguan batutat, pas vlerësimit që i bëri socialisti Alket Hyseni, por Damian Gjiknuri i ngriu buzëqeshjen.

Batutat në komision:

Alket Hyseni: Duhet të jemi të nderuar për një kandidaturë të tillë, e njoh personalisht, i shpreh mirënjohjen për aplikimin. Është një kandidaturë e kompletuar që do i bënte nder kujtdo nga këto institucione. Ndoshta edhe një thirrje për kolegun e opozitës

Myslym Murrizi: Po qe dakord partia juaj, Alket fol më Ramën, ne dakord jemi, se kjo nga partia jonë vjen. E njoh herët unë nga është, e njoh herët.

Por nëse kësaj që thatë me fjalë i qëndroni edhe me votë, do ta shikojmë te seanca. Po i thua Oerdit, por ai nuk ka të drejtë vote, më thuaj mua me Mondit dhe po e votojmë me qejf dhe po e quajmë punë të kryer punën e Helgës.

Oerd Bylykbashi: Ka një rekord shërbimi që edhe kolegët e tjerë e kanë parasysh

Myslym Murrizi: Ti vlen

Damian Gjiknuri: Unë do të jap një eksperiencë nga jeta ime. Isha në një pozicion dhe thanë të gjithë “Po”. Thanë ky kaloi tani po të hedhim të tjerët në votë të fshehtë dhe si përfundim asnjë votë nuk mora.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për zgjedhjen e KQZ-së së re nisi pasditen e sotme seancat dëgjimore me 53 kandidatët e kualifikuar. KQZ-ja e re do të ketë 3 nivele dhe 12 anëtarë. Seancat dëgjimore do të zhvillohen sot dhe nesër.

Ndërsa më pas fjalën e kanë anëtarët e komisionit, Damian Gjiknuri, Adnor Shameti dhe Alket Hyseni nga socialistët, opozita parlamentare nga Myslym Murrizi dhe Edmond Stojku dhe i mandatuari i opozitës jashtëparlamentare pranë Komisionit, Oerd Bylykbashi për zgjedhjen e anëtarëve.

/e.rr

Next Post
Ndërron jetë monarku i Kuvajtit, Ruçi mesazh ngushëllimi: Populli shqiptar i është mirënjohës për ndihmën e ofruar pas tërmetit

Ndërron jetë monarku i Kuvajtit, Ruçi mesazh ngushëllimi: Populli shqiptar i është mirënjohës për ndihmën e ofruar pas tërmetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com