• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ministrja e LSI: Në qershor do ju kërkojnë të flisni për korrupsionin!

by Java News
17/04/2018 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE- Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha që vjen nga radhët e LSI-së teksa u ndal rekomandimi që dha sot KE për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, tregoi se çfarë do të ndodh në muajin qershor. E ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘Neës24’ Gjosha tha se në qershor, ku do të vendoset nëse do të çelen negociatat apo jo, qeveria shqiptare i duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve. Ajo u ndal tek disa nga pikat, duke risjellë në vëmendje eksperiencën e saj si ministre gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama.

“Raporti ka një problematikë të jashtëzakonshme. Kjo i bën skeptikë ndërkombëtarët. Siç është administrata. Po të lexoni në atë raport, që shumë institucione jo vetëm kanë ngelur pezull, janë edhe jofunksionale. Do ndalemi në rastin e korrupsionit. Nuk ka asnjë rast që ka përfunduar gjykimi, për rastet madhore, dhe të përfundojë në burg. Kjo është një çështje madhore, për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sa grupe kriminale kemi sot të çmontuara lind pyetja? Cili është rezultati që do t’i paraqisni komisionit në qershor? Sa asete të këtyre grupeve kriminale keni konfiskuar? Këto janë pyetjet, pasi jam përballur vet me këto. Nëse jepen këto rezultate, unë them që Shqipëria do e gëzojë hapjen e negociatave dhe them; hajde ta mbyllim këtë punë. Ndalim tek të drejtat e njeriut. Cilat janë rezultatet e reformës në drejtësi? Nëse rezultatet janë dorëheqjet e disa gjykatësve dhe prokurorëve, këto nuk janë”, tha Gjosha.

Gjosha tha se duhet të jemi të kujdesshëm e të mos gëzojmë për një rekomandim pa kushte, pasi kushti është gjithmonë brenda nga KE.

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të presim qershorin për një vendim që është në unanimitet i të gjithë vendeve anëtare. Është thënë sot që kemi një rekomandim pa kushte, kush është ekspert do të dijë të lexojë. Po të shohim rekomandimin do shohim që thuhet se Shqipërisë i duhet çelja e negociatave. Pse duhet të jemi të qartë dhe të kujdesshëm? Sepse nëse gëzojmë sot se morëm një rekomandim pa kushte, atëherë ne po rrimë, nuk po bëjmë më asnjë punë. Kushti është gjithmonë brenda nga KE, kushtet i kanë gjithmonë vendet anëtare. Ta dini që gjithmonë është një kusht”, theksoi deputetja e LSI. (Bw)

Next Post
Bajern në finalen e Kupës, e mund Leverkusen 6-2

Bajern në finalen e Kupës, e mund Leverkusen 6-2

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In