• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish-ministria Jevtiç: Lista Srpska në Kosovë është në prag të copëtimit

by Java News
02/05/2017 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lista Serbe është në prag të copëtimit. Për këtë pjesa më e madhe e përgjegjësisë i bie Zyrës për Kosovën me Marko Gjuriqin në krye. Kështu është shprehur Mirjana Jevtiq, ish-ministre e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, në emisionin “Lirshëm serbisht”, që e transmeton RTK. Ajo, që tani është zëvendësministre për Punë e Politikë Sociale, në këtë emision ka thënë se në Listën Serbe ekzistojnë dy rryma – SNS-ja që mbështet Qeverinë e Republikës së Serbisë, dhe tjetra – “tradhtarët”, transmeton Koha.net.

Ajo si kontribut më të madh të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës ka përmendur votimin e Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës të UÇK-së, ndërsa ka shtuar se për marrëveshjet e Brukselit dhe dialogun atje s’di më shumë se qytetarët e rëndomtë.

Kryeministrin aktual të Kosovës, Isa Mustafën e ka cilësuar “shumë të kulturuar dhe zotëri korrekt”.

Për zgjedhjen e saj ministre ka sqaruar se shumica e Listës Serbe ishin pajtuar me propozimin e Sllavko Simiqit që unë të merrja këtë post, ndërsa mua vetëm ma kanë komunikuar vendimin. Thanë se nuk ishin të kënaqur me ministrin paraardhës Lubomir Mariqin, transmeton Koha.net.

“Sllavko Simiq na tha, po ashtu, se për këtë ishte marrë vesh me Qeverinë e Serbisë dhe me (kryeministrin) Aleksandar Vuçiqin…” tha ajo.

Ndër të tjera ajo ka sqaruar se krahas rrogës së saj, 1200-1300 euro, deputeti i Listës Serbe merr edhe 30 mijë euro në vit për punën në klubin e deputetëve, që janë rreth 300 mijë euro në vit për 9 deputetë të Listës Serbe.

Jevtiq ka qenë e ngarkuar për financat e Listës Serbe, ndërsa e pyetur se ku harxhohen ato para, ajo ka thënë se përdorimin e tyre e cakton kryetari i Listës, “ndërsa unë paguaja faturat që m’i sillte”.

Mirjana Jevtiq tha se ishte ndodhur e habitur kur një ditë pas zgjedhjes ministresh kishte marrë vesh se ajo që i kishte thënë Sllavko Simiq në fakt nuk ishte e vërtetë, se nuk e kishte mbështetjen e Beogradit.

“Një ditë pas emërimit, nisën gjithë ato sulme pasi drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq doli dhe kërkoi prej meje publikisht të mos e pranoj funksionin. Isha shumë e habitur, as më thirrën me telefon, as me email, në çfarëdo mënyre… Bam e përmes televizionit, mua ma përmendin emrin si shkaktare e përçarjes së Listës, si njeri i Mustafës….” ka sqaruar ajo.

E pyetur se si e sheh tani Listën Serbe, Jevtiq është përgjigjur: Lista Serbe ka dy faza. Njëra kur në krye të saj ishte Aleksandar Jabllanoviq dhe atëherë dukej se ideja rreth bashkëjetesës së të gjitha partive politike (serbe) nga Kosova ishte në vijën e një nisme qytetare, një gjë e mirë dhe për të gjithë e mirë… Ndërkohë, këta nga SLS-ja kaluan në SNS, te ne në fakt vetëm Sllavko kaloi në SNS. Dhe këtu tani janë dy rryma, që është gjë shumë e keqe. Është rryma që i përket SNS-së, që e mbështet Qeverinë e Republikës së Serbisë, dhe ‘tradhtarët’.

Ajo ka shtuar se është keq që Srpska është e përçarë, se është në prag tpë “copëtimit” dhe, siç vlerëson ajo të dy këto rryma janë “të papajtueshme”. Një pjesë të përgjegjësisë, sipas saj, e ka Zyra për Kosovën (në Qeverinë e Serbisë), pohon Jevtiq.

“Informatat që i ka Aleksandar Vuçiq për ne, për mua, cilindo qoftë, shkojnë nga Zyra për Kosovën, prandaj një pjesë të përgjegjësisë për gjendjen në Listën Sëerbe e ka Zyra për Kosovën, me Marko Gjuriqin në krye”, thotë ajo.

Next Post
KULTURE/ Mediterranea 18 starton në Shqipëri

KULTURE/ Mediterranea 18 starton në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In