• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ish-ministri ushtarak i PD që shërbeu në Kabul: Përkthyesit afganë luftuan me ne, Shqipëria duhet t’i strehojë

by Java News
14/08/2021 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolonel Dritan Demiraj, i cili ka udhëhequr disa misione të forcave shqiptare në Afganistan i tha gazetarit të Top Channel,  Muhamed Veliu se “përkthyesit afganë kanë qenë pjesë shumë e rëndësishme e misioneve tona. Pa mbështetjen e tyre do te ishte e pamundur realizimi me sukses i misioneve tona”.

“Puna e tyre konsistonte jo vetëm në përkthimin e takimeve me liderët e Shuras të fshatrave që takonim 2-3 herë në javë, por edhe në grumbullimin e inteligjencës kur kalonim netët pas misioneve në stacionet e policisë dhe shkëmbenim me orë biseda me përfaqësuesit e policisë dhe ushtrisë kombëtare afgane.

Nëpërmjet bisedave, pyetjeve dhe projekteve të ndryshme në terren, drejtuesit e misioneve merrnin një pjesë të informacioneve të cilat më pas analizoheshin dhe bëheshin pjesë integrale e procesit të planëzimit para daljes në detyrë. Përkthyesit ishin njëkohësisht edhe këshilltarët më të mirë tanë.

Ata na tregonin se çfarë duhet të përmirësonim në rast se dikush bënte ndonjë gabim që binte në kundërshtim me zakonet dhe traditat Pashtunëahli”, thotë Demiraj, që për 6 muaj shërbeu dhe si ministër i Brendshëm.

“Përveç kësaj përkthyesit në shumë raste kanë marrë edhe armët dhe kanë luftuar në krahun tonë, duke treguar jo vetëm besnikëri por edhe trimëri. Në shumë raste”, kujton  Demiraj.

“Informacionet që përkthyesit jepnin tek kontingjentet kishin të bënin me natyrën e rreziqeve dhe kërcënimeve direkt për jetën e efektivëve në mision si për shembull: Vendet ku ishin vendosur minat, planet e grupeve terroriste si Talebanët, Al-Qaeda në Afganistan ose Rrjeti Haqqani në raport me kohën dhe vendin e sulmit kundër patrullave tona”, vijon ai.

I pyetur nga Top Channel a duhet që edhe Shqipëria të  ndjekë shembullin e SHBA dhe Britanisë së Madhe në marrjen e përkthyesve afganë, Demiraj dha këtë përgjigje.

“Në gjykimin tim edhe Shqipëria duhet t’i marrë, t’i strehojë dhe konform të gjitha rregullave të Vettingut (megjithëse e ka të pamundur ta bëjë vetë) t’i strehojë.

Ata kanë qenë një ndihmë e madhe për ne dhe aleatët dhe kjo është gjëja më minimale që ne kemi detyrimin ta bëjmë.

Së pari, për të treguar se edhe ne jemi mirënjohës për ndihmën që ata i kanë dhënë kontingjenteve tona, por nga ana tjetër edhe për të treguar se jemi anëtarë të besuar të Aleancës“,  tha Demiraj.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes prej vitin 2002 kur në Afganistan shkoi misioni i parë shqiptarë atje kanë shërbyer mbi 3.000 ushtarakë shqiptarë.

Në 19 vite prezencë të forcave shqiptare në Afganistan kanë humbur jetën dy ushtarakë shqiptarë.

Në shkurt 2012 u ekzekutua nga forcat Talebanë kapiten Feti Vogli.

Komando  tjetër Alelsandër Peci mbeti i plagosur rëndë por falë dërgimit në një bazë në Gjermani ia doli të shpëtojë.

Ndërsa në Janar 2021 Xhevahir Iljazi u vetëvra si pasojë e  një stresi e depresioni të rëndë.

Next Post
“Open Balkan”/ Rama: Çudi! Qeveria gjermane e mbështetka, ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve prej atyre që s’pyesin për Amerikën

“Open Balkan”/ Presidenti Vuçiç falënderon SHBA-në për mbështetjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

March 3, 2026
Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

March 3, 2026
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

March 3, 2026
“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

March 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Arsyet pse frikësohet PD nga debati për imunitetin e Belinda Ballukut

March 3, 2026
“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

March 3, 2026
Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

March 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In