• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish ministri: Si arriti Berisha të marrë drejtimin e lëvizjes për demokraci dhe PD-në

by Java News
19/01/2018 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri demokrat, shkrimtari Besnik Mustafaj, ne parathenien e librit te Alfred Lelës, “Fjalori politik i Sali Berishës ’90-’92″, zbulon momente interesante nga figura e liderit te demokrateve, Sali Berisha.

“Ky leader-i i ri i demokratëve, i dalë nga askund, përsa i përket përvojës politike, siç ishim edhe të gjithë ne që e rrethonim, e shpreh veten më qartë e më në dinamikën e rritjes, për t’u bërë brenda një kohe të pabesueshme ai që u bë: strumbullari mishërues i kësaj historie”- shkruan Mustafaj.

Ai flet mes te tjerash nga pozitat e një dëshmitari te brendshëm në historinë e zhvilluar tashmë. “Njohës i afërt i Sali Berishës, kohë para se të fillonte përmbysja, me të qysh në ditën e parë të historisë e në vazhdim dhe për më tepër shkrimtar, pra, njeri i prirur natyrshëm për të mbajtur shënime në fund të ditës. Me këto kushte, dashje pa dashje, unë jam një lexues i veçantë i këtij punimi dhe mund të shërbej, në njëfarë mënyre, si një pasqyrë konkave për projeksionin e autorit, ku ne, në sjelljen dhe në komunikimin tonë publik, një çerek shekulli më vonë, dukemi më të mirë nga ç’kemi qenë, në kuptimin që ngjajmë shumë më të qartë për rrugën që po ndiqnim për arritjen e qëllimit tonë politik dhe më të strukturuar në ligjërimin tonë publik. Në të vërtetë, e them pa modesti, sidomos në fillim, ne ishim shumë më intuitivë në reagimet tona se sa logjikë”- shkruan ai.

Sipas Mustafajt, pavarësisht se pa asnjë përvojë politike drejtuese, pa dyshim që Sali Berisha nuk doli në krye të kësaj rruge rastësisht, dhe as i sponsorizuar nga jashtë radhëve të lëvizjes për liri e demokraci, siç përpiqen me cinizëm ta paraqesin kundërshtarët e tij sot.

“Sali Berisha e mori shumë shpejt drejtimin e lëvizjes së re, thjesht, sepse ishte dukshëm më i zoti ndër të gjithë ne dhe më i përshtatshmi për të udhëhequr në ato rrethana të jashtëzakonshme për vendin. Komunikimi publik ishte pjesë e rëndësishme e përparësisë që kishte ai mbi të tjerët”-shkruan Musfataj

 

Next Post
Durrës/ Arrestohen 4 adoleshentë, u kapën në flagrancë duke vjedhur në një market

Durrës/ Arrestohen 4 adoleshentë, u kapën në flagrancë duke vjedhur në një market

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In