• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish-Ministri kanadez: “Kina e kishte në duar ta parandalonte luftën në Kosovë, por nuk e bëri”

by Java News
17/10/2017 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm kanadez, Lloyd Axëorthy ka zbuluar se ishte Kina që mund të luante rol qendror në ndalimin e vrasjeve masive gjatë luftës në Kosovë.

Në një intervistë për emisionin Interaktiv në KTV, njeriu që udhëhoqi me diplomacinë kanadeze gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se Kina nuk lejoi ardhjen e paqeruajtësve të OKB-së në Kosovë, në vitin 1997.

“Në kohën derisa ne mendonim se çfarë lloj intervenimi na duhet, kishte një forcë paqeruajtëse të OKB-së në rajon, në kufijtë e Maqedonisë. Ishin aty për t’u kujdesur që të mos lejonin njerëzit të kalonin në Maqedoni e Greqi.

Ishin 3000 trupa paqeruajtëse të OKB-së në rajon që do të mund të hynin në Kosovë brenda 6 orësh.

Ajo çfarë ndodhi është se ishin kinezët që refuzuan të zgjerojnë mandatin për këtë trupë paqeruajtëse, pasi që ishin hidhëruar me qeverinë maqedonase, pse ata nuk blinin rrobalarëset e tyre, ose diçka të ngjashme. Pra, kishit fuqitë e mëdha që e abuzuan të drejtën e tyre të vetos, dhe mandati nuk u zgjat.

Do të ishte shumë e lehtë nëse këta trupa do të hynin brenda në Kosovë, apo në kufijtë e saj. Do të kishte shumë më pak vrasje, e më pak konflikt. Kjo ishte në vitin 1997-98. Këta trupa ishin aty për 2-3 vjet dhe kishin një mandat nga Këshilli i Sigurimit, por për të punuar në kufirin e Maqedonisë, edhe pse ky mandat shumë lehtë mund të zgjerohej.

Nuk e di nëse mund të ndalonte luftën, por do të kishte më pak pasoja”, ka thënë Axworthy.Ai ka thënë se Kosova duhet të punojë edhe me Kinën për ta bindur që e meriton një vend në OKB.

Diplomati i karrierës në vitin 1999 i kishte rekomanduar qeverisë së tij në Kanada, që të bëhet pjesë e intervenimit ushtarak kundër Serbisë për të ndaluar vrasjet.

Axëorthy ka pohuar se Kanadaja ka qenë ndër vendet e para që ka marrë mijëra refugjatë, dhe këtë e kanë bërë përveç qeverisë edhe individët, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
“Shullazi”/ Të kërcënuar që nuk ‘mbajnë mend’, dilema që mund të zgjidhë dëshmia e Berishës

“Shullazi”/ Të kërcënuar që nuk ‘mbajnë mend’, dilema që mund të zgjidhë dëshmia e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In