• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ministri i PD zbardh skenarin e Metës: Ambicia e tij për kryeministër është serioze

by A R
07/04/2017 17:51
Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit.	/r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a parliamentary session.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm i PD-së, Besnik Mustafaj ka komentuar në lidhje me faktin se sa gjasa ka që të realizohet takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, për të arritur më pas dialogun për të hyrë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Teksa ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Mustafaj komentoi situatën politike në vend dhe deklaratat e kreut të LSI-së, të cilat siç u shpreh, të çojnë tek një ambicie serioze për të marrë postin e kreut të ekzekutivit. “Kam dëgjuar me vëmendje deklaratat e tij të fundit, nga ato që thotë e artikulon. duket se ambicien për kryeministër e ka shumë serioze, nuk e ka sa për të shuar kureshtjen”,- tha ai.

E duke mos parë një rrugëdalje të qartë nga kriza, ish-ministri thotë se ka shumë gjasa që Shqipëria të shkojë drejt një skenari maqedonas. “Basha ka thënë se qeverisë teknike i duhen 100 ditë për të realizuar qëllimet që ka, më kryesorja është shkëputja e lidhjeve me narkotrafikun, që të mos financojnë zgjedhjet. Por kjo duket disi e largët”,- shtoi ish-ministri.

Ai u ndal gjerësisht tek thirrja e Ramës për dialog. Po ashtu, theksoi se kryeministri po tallet me ftesat e tij ndaj Bashës, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Ne kemi parë situata të ngjashme kur opozita bojkotoi zgjedhjet. Nuk ishte në parlament, qeveria ishte jofunksionale. Nëse Rama e ushqen veten me iluzionin se mund të bëjë pa opozitën, duhet parë gjendja e tij psikike, siç thotë Lubonja. Kam përvojë të gjatë si negociator, qoftë kush isha dhe diplomat, por dhe kur isha në opozitë, kur punoja si këshilltar i Berishës. Në këtë rast vetëm ftesa nuk janë ato që dërgon Rama, pro janë në mënyrë të drejtpërdrejt tentativa të Ramës për të sabotuar dialogun.

S’duhet të thotë ‘Ëh mo Lul ku do shihemi?’ Këto janë fyerje të drejtpërdrejta, të fudullëkut të tij. Vjet është bërë një takim Basha-Rama dhe kryesorët nuk takohen në takimin e parë. Sheshohen gjërat si fillim. Ata bëjnë atë që është shtrimi i trasesë për të cilin do ecin dy liderët. Basha kësaj here po sillet si një njeri që do negociata, do punojnë ekipet disa orë, në mënyrë që të arrihet në një takim të lidershipit. Nuk besoj se nga ana formale Basha po bëhet pengesë.”, theksoi ai.

Ndër të tjera Mustafaj tha se nuk duhet të vendosen kushtet për tu ulur në një tryezë për dialog.
“Kjo është pengesë. Nëse i kërkohet palës që të vij pa kushte dhe ti nuk duhet të vësh kushte. Kushti është pengesë për arritjen e marrëveshjes. Rama duhet të thotë se nuk po bëhet, se nuk e pranoj këtë kush. Edhe unë nuk do ulesha në tryezë me ato talljet e Ramës.”, tha ai./BW/a.m.

Next Post
Fier/ 60-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i vetëvarur në kasolle

Fier/ 60-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i vetëvarur në kasolle

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzohet aeroplani çarter në Alaskë, humbin jetën 8 persona

Rrëzohet aeroplani çarter në Alaskë, humbin jetën 8 persona

August 21, 2026
Zjarri në Dukat ende aktiv, angazhohen në zonë dy avionë dhe 40 trupa të ushtrisë

Zjarri në Dukat ende aktiv, angazhohen në zonë dy avionë dhe 40 trupa të ushtrisë

August 21, 2026
“Ka një listë të gjatë me njerëz të politikës dhe medias që jo vetëm me këtë vajzë…”/ Vangjeli flet për skandale më të rënda se ai i Safet Gjicit

Kriza në Kosovë, egoizmi primitiv që plagos Republikën

August 21, 2026
Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Kanadaja kundër planit të Izraelit për 1,200 banesa në Bregun Perëndimor

Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Kanadaja kundër planit të Izraelit për 1,200 banesa në Bregun Perëndimor

August 21, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, ja ku priten reshje shiu

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, ja ku priten reshje shiu

August 21, 2026
Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com