• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ministri i PD tregon si duhet të bëhet identifikimi i infektimit: Qeveri aventuriere. Karantina të hapet gradualisht

by Java News
10/04/2020 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu thotë se në Shqipëri ka ardhur momenti që të bëhet testimi imunologjik i popullsisë.Për Ora News, Shehu tha se kjo është strategji e përcaktuar nga OBSH dhe që po ndiqet në shumë vende të botës.

Testimi imunologjik tha Shehu bëhet me një kosto shumë të ulët dhe në të gjithë laboratorët e vendit.

Sipas Shehut hapja e karantinës duhet të bëhet në mënyrë graduale dhe jo me urdhër qeverie.

“Ka një orientim të qartë të OBSH që thotë në këtë fazë që jemi duket të dalim faza pasive e përballje me virusin dhe duhet të futemi në fazën aktive të saj, që është test, identifikim, izolim, mjekim dhe do na çoje gradualisht në këtë mënyrë në përcaktimin e vatrave dhe pastaj drejt hapjes së karantinës gradualisht, jo në mënyrë aventureske, jo me urdhra qeveritare, por me strategji të bazuar në atë të OBSH.

Kjo behet shumë thjesht dhe me një kosto shumë të ulët. Sot kostoja më e lartë e testeve të tilla për këtë gjë është 7-7.5 dollarë për kite.

Kjo bëhet në të gjitha laboratorët e Shqipërisë, sepse nuk ka nevojë për PCR, nuk ka nevojë për elementë speciale dhe të përcaktohet niveli i imunizimit.

Gjermania, nga e hëna do të kapërcejë numrin e testeve deri në 500 mijë në javë dhe do të fillojë fushatën për një identifikim horizontal të popullsisë për nivelin e imunologjisë dhe pastaj do të fillojë hapjen graduale të karantinës. Greqia e ka ndarë vendin në 500 zona, ka krijuar 500 grupe ad hoc që do të bëjnë testimin e popullsisë përpara se të vendosin masa të tjera.

Kjo do të bëhet edhe në SHBA, ku ka filluar investigimi horizontal për të dy elementët edhe për elementin me tampon, edhe për atë më gjak, përpara se të marrin vendime të tjera.

Ne i bëjmë gjërat në mënyrë aventureske, marrim vendime që asnjëri nuk mund të thotë ku do na çojnë nesër. Shqipëria është vendi me testim të ulët në Botë dhe nuk ka marrë asnjë përgatitje deri më sot për të filluar testimin imunologjik, i cili është shumë i rëndësishëm veçanërisht në fazën që ne jemi, përpara se të bëjmë hapjen e karantinës.

Next Post
90-vjeçarja nga Hasi fiton betejën me Codit-19, Rama: Lajm i mirë! Edhe 120 o non!

90-vjeçarja nga Hasi fiton betejën me Codit-19, Rama: Lajm i mirë! Edhe 120 o non!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

January 15, 2026
Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

January 15, 2026
Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

January 15, 2026
Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

January 15, 2026
BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

Përpjekjet e SHBA për të marrë në kontroll Groenlandën/ Sondazhi: 75 për qind e amerikanëve kundërshtojnë

January 15, 2026
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

January 15, 2026
Britania, Franca dhe Gjermania bëhen bashkë: Pasuritë ruse do përdoren si ndihmë për Ukrainën, Belgjika heziton

Habit Vladimir Putin: Jemi gati të vendosim raportet me Europën

January 15, 2026
Agron Malaj e denoncoi për shpifje/ GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut

Agron Malaj e denoncoi për shpifje/ GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut

January 15, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Nga Lezha në Fier dhe Lushnje/ Hapet gara për drejtor policie dhe shef komisariati në disa qytete

January 15, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In