• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ministri i Metës këshillon Bashën: Dorëhiqu këtë javë dhe rri në PD! S’ta shpëton dot askush karrierën

by Java News
06/12/2021 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Partinë Demokratike, ndërsa vetëm pak ditë e ndajnë partinë nga mbajta e Kuvendit të iniciuar nga Berisha dhe vetëm 1 javë më vonë do të mbahet ai i 18 dhjetorit i thirrur nga Lulzim Basha.

Manjani me anë të një postimi në rrjetet sociale, thotë se kreu i PD, Lulzim Basha duhet ë dorëhiqet nga pozicioni i kryetarit, dhe të vazhdojë të kontribuojë si një anëtar dhe deputet i saj.

Postimi i plotë:

Këtë javë..

****

Gjykoj se Lulzim Basha duhet të zgjedhë të qëndrojë në Partinë Demokratike dhe jo të largohet prej saj.

Ai duhet të dorëhiqet dhe të kontribuojë si anëtar i thjeshtë dhe si deputet i saj.

Nëse do të jetë në politikë do ti duhet të marrë pak kohë, të mendojë dhe reflektojë thellë. Të merret me veten, me problemet pa shumë alternativa që ka dhe të mësojë të ndërtojë marrëdhënie njerëzore politike.

Ai duhet të gjejë përgjigjen e vërtetë të pyetjes: përse partia i beson më shumë një 77 vjeçari në pension sesa atij?! Do ta ndihmojë gjetja e kësaj përgjigje. Sigurisht nëse nuk mendon vërtetë se është punë “llumi”, “bermude”, “rakie”,”bllofi” etj…. Çështja është përse demokratët dhe jo vetëm u kthyen tek fillimi, te Liria e Demokracia?! Përse nuk ishte Luli në krye të Lirisë e Demokracisë?!

Ndërkohë, demokratëve,në shenjë respekti ndaj tyre dhe ndaj vetes, duhet t’u ofrojë të vetëm një gjë që i ka mbetur: DORËHEQJEN.

Nuk mund të bashkjetojë dot më me ta si kryetar i tyre.  Ata kanë vendosur të vetmblidhen. Nuk i kishte ndodhur më parë asnjë kryetari të asnjë partie kjo gjë. Të gjithë kanë ikur si bashkëpunues e jo si palë në konflikt me partinë e tyre. Kjo tregon se Luli nuk është më kryetar i tyre.

Por ai mund të vijojë të jetë si ata dhe deputet i tyre. Jeta është e gjatë dhe politika rrokulliset shpejt. Kush reflekton dhe gjen sintoninë me njerëzit është politikan i mirë, pavarësisht gabimeve.

Duhet sintoni me partinë dhe Shqipërinë që të të respektojnë edhe ambasadorët e të huajt.

Askush jashtë nuk të njeh nëse nuk të do vendi yt, njerëzit e tu!

Ndaj them se ai duhet të rrijë në PD duke u dorëhequr. Bashkëpunimi me demokratët është zgjidhja e tij, jo përballja.  Me përballje humb vetëm Luli!

Dhe më në fund, kush ja do të mirën Lulit bën mirë ta këshillojë të mbetet anëtar e deputet i PD. Kush e shtyn të përballet ende me kotësinë nuk ja do të mirën, por do ta heqë qafe njëherë e përgjithmonë nga politika.

Por është Luli ai që vendos dhe duhet ta bëjë deri në fund të kësaj jave.

Unë i sugjeroj ende me shumë dashamirësi, siç kam bërë gjithmonë, këtë zgjidhje:

dorëhiqu këtë javë dhe rri në PD. Hapi rrugë ringritjes së saj duke u bërë pjesë dhe jo palë me partinë që imvesroi tek ti.

Është javë vendimtare e karrierës tënde politike.

Nuk ta shpëton dot askush këtë karrierë, përveç vetes.

Çdo rrugë tjetër është largim nga politika. Edhe largimi është alternativë padyshim, por do ishte largim me turp!

g.kosovari

Next Post

INTERVISTA, Zef Mazi: A presim lajme të mira në dhjetor për negociatat?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In