• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish ministri i LSI: PD rrezikon të shkrihet, jo të përçahet, Luli se ndalon dot. Rikthimi i Berishës nuk e shpëton PD-në

by Java News
13/09/2021 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish ministri i LSI, Ylli Manjani thotë se tani debate nuk bëhet nëse është përçarë apo jo Partia Demokratike, pasi në fakt, PD rrezikon të shkrihet.

“Që të sqarojmë termat.

PD nuk rrezikon të përçahet, siç thonë disa analistë dhe tituj artikujsh, por të rudhet. Të shkrihet.

Përçarja si term përdoret kur dy ose më shumë pretendentë kanë anëtarë mbështetës dhe, njëri grup largohet.

Por në këtë rast Luli nuk ka anëtarë që e mbështesin, të paktën jo aq sa për të përçarë partinë. Anëtarët e partisë nuk kanë qenë ndonjëherë me Lulin, por e kanë mbështetur për hir të Berishës.

Sot ata qartësisht janë me liderin jo me kryetarin.

PD-në më shumë e përçau ikja e Patozit dhe e Jozefinës sesa do ta përçante ikja e Lulit. Ikja e tyre u përkthye qartësisht në humbje mandatesh për PD.

Ndërsa ikja me pahir e Berishës, nuk e përçan më PD po thjesht e shkrin.

Lexoni rezultatet zgjedhore të drejtimit të Lulit krahasuar me ato të Berishës dhe do bindeni se rrudhja ka filluar.  Do bindeni se shkrirja e PD është vetëm një hap larg.

Ose mos u lodhni fare të lexoni shifra, shihni si e mbështet qeveria dhe media e saj Lulin. Pse e bëjnë se u preu barku për të?! Sigurisht që jo! Ata duan që PD të rrudhet, të shkrihet. Kështu sundojnë të qetë….

Logjikisht Luli nuk e ndal dot më rrudhjen, as shkrirjen. Nuk e ndal sepse Ai është qartësisht përgjegjës për rrudhjen dhe përçarjet e derisotme. Tashmë që ka dhe Berishën përballë, është i mbaruar.

PD i duhet një kryetar dhe ekip tjetër që të përfaqësojë anëtarësinë e saj.  Berisha mund të ndihmojë PD, por jo më Lulin.

As rikthimi i tij në drejtim nuk është zgjidhje… “, shkruan Ylli Manjani.

/m.j

Next Post
Pse janë trembur dhe prerë në fytyrë të gjithë?!

"Zgjedhje të parakohshme brenda 3 muajve"/ Ngjela: Ekuacioni ka dy krahë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com