• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish ministri i LSI, Panariti: Ja çfarë do të bëjmë sot në protestë

by Java News
13/04/2019 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti thotë se qeveria “Rama” ka rënë dhe tani duhet ringritur.

Ai komenton protestën e paralajmëruar nga opozita sot, e cila sipas tij ka kauzë demokracinë.

Në postimin e tij në “Facebook”, Panariti shkruan se situata e tensionuar mund të kalojë në anarki.

Sot në studio televizive dhe zyra kombetare dhe nderkombetare, flitet thjesht në terma formale. Si ti gjykojme levizjet politike brenda dhe ato jashtë sistemit?! Çfarë qendrimi të mbajme?

Kjo mënyrë e të arsyetuarit, konsiderohet si etaloni apo “shablloni” i matjes së të ashtuquajturit legjitimitet kushtetues në vend. Madje, ky etalon, ka shërbyer edhe si kriter i pozicionimit dhe vleresimit nga nderkombetaret i krizes se rende kushtetuese dhe institucionale të vendit!

Por mjerisht, nuk shihet dhe fshihet ajo që realisht po ndodh.  Po ndodh që vendi nuk ka më sistem! Ai është jashtë binareve! Sepse nuk ka gjyqesor, nuk ka gjykata supreme, si ajo kushtetuese, ajo e larte e me radhe. Vendi nuk ka më parlament, tashmë të mbetur pa opozitë. Ai nuk ka më kontroll të lartë të shtetit, e keshtu me radhe. Prandaj Shqiperia i ka të permbysura, traret kushtetues të një demokracie funksionale. Per këtë aresye po rreshqasim në kaos dhe anarki, të cilat më pas ushqejne diktaturen, nxitin dhunen mbi qytetarin e pa mbrojtur nga një gjyqësor inekzistent!

Mjerisht perfunduam “shteti” i qytetarëve te sunduar nga ligje të cilat vetëm sa noterizohen ne kuvend. Sepse kalojne, ashtu sic  shkruhen dhe gatuhen nga qeveria, pa debat, pa alternative.

Qeveria e vrau parlamentarizmin!  Ajo neutralizoi te drejten e ankimimit të opozitës ndaj shkeljeve kushtetuese me ligje të miratuara arbitrarisht me forcen e kartonit. Sepse nuk ka më “kontroll dhe ekuiliber” sepse institucionet garante të ketij mekanizmi thelbesor dhe demokratik u nxorren jashtë loje. Sepse kemi krim elektoral, të zbuluar dhe të denoncuar, por të pa hetuar dhe ndeshkuar! Pra pushteti ka kapur shtetin dhe vetë sistemin!

Opozita kerkon nxjerrjen e vendit nga “State Capture” apo clirimin e tij nga modeli “Shteti jam unë”. Prandaj ringritja e sistemit me institucione garante dhe të balancuara, është thelbi i krizes që pret sot zgjidhje!      Sigurisht, zgjidhje me zgjedhje, por jo me ato ku “melcite” i varen në qafe  ujkut!

Kjo është sfida e demokracise, kjo është kauza e opozitës dhe e protestës sot”, shkruan Panariti.

 

Next Post
Qëllon me armë në ajër, policia e Shkodrës arreston Blerim Beqirin

Gramsh/ Policia zbulon autorin e një tentative vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

March 13, 2026
“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In