• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish ministri i LSI: Komisioni Europian, në konflikt interesi me Shqipërinë. Kjo s’është punë ambasadorësh (mendonte ndryshe kur ishte në qeverisje)

by Java News
18/10/2021 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish ministri i Drejtesise i LSI Ylli Manjani eshte shprehur se Komisioni Europian eshte ne konflikt interesi me Shqiperine persa i perket integrimit.

Manjani rendit disa elemente ne mbeshtetje te tezes se tij, duke nenvizuar bashkeautoresine per Reformen ne Drejtesi.

Teksa eshte shprehur se kjo nuk eshte pune ambasadoresh, Manjani per hir te se vertetes ka rene ne kontradikte me veten, pasi kur ishte minister apo dhe si zv.minister dhe zyrtar i larte i LSI ne bashkeqeverisje me PS, e shihte te domosdoshme keshillen e ambasadoreve per probleme te ndryshme.

Madje sa here i interesonte partise se tij, Manjani nuk mungonte te sulmonte kundershtaretr politike, nen akuzen se po anashkalojne partneret nderkombetare qe perfaqesohen ne Shqiperi permes ambasadoreve te akredituar ne Tirane.

Kjo qe bene Manjani por dhe bashkepartiaket e tij eshte qendrim “me hene” ndaj ambasadoreve, te cilet sot i sulmon per gjithçka dhe sa here qe ka kohe te lire!

Postimi i Manjanit:

Komisioni Europian në marrëdhënie me Shqipërinë ka kohë që është në KONFLIKT INTERESI. Kam kohë që e them këtë gjë.

Me pak fjalë, Komisioni shfaqet si “bashkautor” i reformës në drejtësi, në një vend si Shqipëria, ku presupozohej ta monitoronte në emër të Bashkimit Europian. Mirëpo nuk mund të monitorosh objektivisht diçka që ke bërë vetë. Ky është thelbi i Konfliktit të Interesit.

Cili tregtar e shan mallin e vet?- themi ne këtej.

Ky pozicion konfuz i Komisionit në raport me Shqipërinë shpjegon:

1. Rritjen e skepticizmit të shteteve anëtare të BE ndaj nesh. Qeveri të ndryshme Europiane përdoren burime alternative për t’u informuar realisht mbi progresin në Shqipëri, sepse Komisioni ishte jo objektiv.

2. Rënien e të gjitha rekomandimeve pozitive për marrjen e një date për çelje negociatash.

3. Kakofoninë në qëndrim, pasi po i njëjti Komision nuk sugjeron që, modelin e reformës në Shqipëri, të përdorë Maqedonia dhe Kosova. Ledi Bianku sot ka analizuar gjerësisht këtë gjë në shkrimin e Tij “Krämer kundër Krämer“.

Sigurisht që konceptimi i mrrëdhënieve Shqipëri-BE si marrëdhënie ndërpersonale miqsh (Rama-Mogherini më së shumti) ishte i dëmshëm.

Shumë i dëmshëm madje!

Le të themi që nga dashamirësia ndërpersonale nuk përfitoi Shqipëria. Por nuk mendoj se ka fituar as BE…

Ndaj vendosja e kësaj marrëdhënie në shina parimore është rruga e çeljes së bisedimeve reale për anëtarësim.

Eshtë rruga që ne, më shumë se Europa, kemi nevojë.

Nuk është punë ambasadorësh kjo, por marrëdhënie institucionale.

Kështu e kam parë dhe e shoh këtë marrëdhënie, pa mu lëkundur aspak europianizmi si filozofi të cilës i përkas me vetdeklarim./m.j

Next Post
REPLIKAT/ Rama mungon, PD bojkoton foltoren, Basha refuzon të flasë. Tabaku-Bardhi: Keni gjithë ditën që na zvarrisni

Mbështetësit e “revolucionit” të 2019-s, të gjithë sot kundër Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In