• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm, Mustafaj: Fleckenstein i njëanshëm, flet si Rama!

by Java News
28/02/2019 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka komentuar deklaratën e raportuesit për Shqipërinë, Knut Fleckenstein të bërë sot pas takimeve në Tiranë me përfaqësues të mazhorancës e opozitës. Ndërsa Fleckenstein tha se ishte zhgënjyer me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin.

“Zonja Kryemadhi ka shprehur vetëm vendosmërinë për të mos u kthyer mbrapsht, me gjuhën e saj të drejtpërdrejtë ka shprehur se Shqipëria është e shqiptarëve dhe këtu vendosim ne. Kjo i jep rast Fleckenstein të shprehet për të. Ajo nuk është liderja e opozitës është krahu i opozitës, pra do ishte më e vështirë që ai të fliste për Bashën. Gjuha e tij është si gjuha e Ramës, konfirmon qëndrimet e njëanshme. Ai në asnjë rast nuk ka dalë nga simpatitë e tij si socialdemokrat”, tha Mustafaj per news24.

Mustafaj këshillon se opozita duhet të tregohet shumë e durueshme me ta.

“Nga opozita kërkohet një gjë esenciale, durimi. Nuk duhet aspak nervozizëm me ndërkombëtarët, pra duhet të jenë të durueshëm. Të bëjnë atë që se kanë bërë më parë, shpjegimin me argumente të vendimit të tyre. Pra, të tregojnë me fakte se masa ekstreme e marrë prej tyre nuk është kaprico”, shtoi Mustafaj.

Rrezikun e mos hapjes së negociatave, ish-ministri i Jashtëm Mustafaj nuk e lidh aspak me vendimin ekstrem të opozitës.

“Vendimi për çeljen e negociatave merret nga Këshilli i Ministrave të BE. Dekarata për gotën që shihet herë gjysmë plot dhe herë gjysëm bosh trego se ky vendim do jetë negativ edhe në qershor, çfarëdo që të bëjë Shqipëria. Ministrat e jashtëm janë të njëjtët, asnjëri nuk ka ndryshuar, ashtu siç nuk kanë ndryshaur edhe opinionet e tyre”, tha Mustafaj.

Deklarata e Knut Fleckenstein për Kryemadhin

“Dje patëm disa shkëmbime të mira me disa ndoshta ish deputetë. Së pari me Bashën. Ne e bëmë të qartë se ne e kuptojmë nga njëra anë argumentet e tij, por edhe nëse opozita ka të drejtë me akuzat, bojkotimi i Kuvendit nuk zgjidh problemet. U çudita, por edhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së për arsye se ajo tha një fjali në fund të takimit, duke thënë që ata e kanë marrë vendimin që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti, për shoqërinë, për vendin dhe se nëse europianët nuk e kuptojnë nuk është problemi i saj. Duhet ta kuptojnë se në cilën anë ndodhemi ne”.

 

 

/a.meta

 

 

Next Post
Parku Kombëtar i Tomorrit/ Efektet e moratoriumit të gjuetisë, rikthehet gjeli i egër

Parku Kombëtar i Tomorrit/ Efektet e moratoriumit të gjuetisë, rikthehet gjeli i egër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In