• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm, Mustafaj: Basha, politikan pa shtyllë kurrizore. Nuk e ka vendin në krye të PD

by Java News
06/12/2021 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm, politikani i njohur demokrat, Besnik Mustafaj, shkruan se Kuvendi i 18 dhjetorit, I thirrur  është një strukturë pa themele, që do shembet.

Në një shkrim në gazetën “Panorama”, Mustafaj shkruan Lulzim Basha është një politikan pa shtyllë kurrizore.

“Është shtruar shumë shpesh gjatë këtyre tre muajve pyetja nëse do të ishte shfaqur “Foltorja” sikur Basha të mos e përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar demokrat. Në vlerësimin tim kjo pyetje nuk ka më asnjë vlerë qysh nga momenti kur fenomeni “Foltore” ishte tashmë një fakt politik, që mori menjëherë jo vetëm vëmendjen e demokratëve, por të mbarë opinionit  publik.

Sepse politika e vërtetë, ajo që është në dobi të interesit publik ndërtohet vetëm duke u mbështetur mbi faktet. Kurrë mbi hipotezat, të cilat nuk përbëjnë realitet. Berisha duket se e kishte mirë parasysh këtë parim universal,” shkruan Mustafaj.

 “Një inkuadrim i qartë i hallit të tij nga ai vetë do të kishte rëndësi jetike për fatin e “Foltores”, të cilën ai, me sa duket, e kishte tashmë ndër mend. Në radhë të parë ne, demokratët, duhej ta shihnim dhe të siguroheshin se ai nuk po përpiqej të na manipulonte duke na përdorur “si mburojë për veten e tij”. Këtë gjë u duk në fillim se e kishte kuptuar drejt edhe Basha.

Në daljen e tij publike për të njoftuar përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar demokrat, ai u kujdes ta nënvizonte si vlerë të personalitetit të Berishës zgjedhjen e tij për ta mbajtur Partinë Demokratike jashtë përplasjes së vet me DASH. Rrjedhimisht, kthesa që mori ai më pas, duke e akuzuar Berishën pikërisht për të kundërtën, përbën një tjetër shembull domethënës të inkoherencës së rëndë, që e ka shoqëruar atë në gjithë veprimtarinë politike.

Sikur asnjë dobësi tjetër të mos kishte, mjafton inkoherenca për të treguar se Lulzim Basha nuk e ka vendin në krye të Partisë Demokratike. Nuk mund të ngjallë kurrë besimin e shumicës së shoqërisë një burrë me një paqëndrueshmëri të tillë, i cili mohon vetveten nga një ditë në tjetrën. Në të folmen e përditshme, për politikanët e këtij kallëpi thuhet zakonisht se janë pa shtyllë kurrizore,” shkruan Mustafaj.

Më pas në analizën e tij, Mustafaj ndalet gjatë te humbja e sovranitetit të Partisë Demokratike.

“Kjo dobësi doli qartë në pah në fjalën publike të Lulzim Bashës kur njoftoi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat. Aty ai pohon shprehimisht se është i bindur në pafajësinë e Berishës. Domethënë se ai vendimin e kishte marrë jashtë bindjeve të veta. Ndërkohë, ai nuk i kishte dhënë vetes mundësinë që përgjegjësinë ta ndante me strukturat drejtuese të partisë.

Do ta mbante vetë të gjithën. Por kjo çështje është tjetër. Kryetari i partisë së dytë më të madhe në vend, alternativë e pushtetit, ai vetë kandidat për kryeministër, një vendim të tillë, që do ta trondiste partinë me rrënjë e me degë, e merr jashtë bindjeve të veta. Duke arsyetuar politikisht, madje edhe përtej lidhjes që kishte ky vendim me atë vetë, Berisha nuk e pati të vështirë të arrinte në përfundimin politik se Partia Demokratike, nëpërmjet kryetarit të saj, kishte humbur sovranitetin. Dhe, qysh në foltoren e parë shpalli se kjo lëvizje kishte për qëllim madhor t’i kthente Partisë Demokratike sovranitetin”-shkruan Mustafaj./m.j

Next Post
Ngjarja tronditëse në familjen shqiptare në Greqi/ Zbardhet dëshmia e të afërmve

Ngjarja tronditëse në familjen shqiptare në Greqi/ Zbardhet dëshmia e të afërmve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In