• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës apelon: Po u braktis Ballkani nga BE, atëherë rusët dhe Kina do të shtrijnë tentakulat e tyre

by Java News
20/05/2022 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka qenë i ftuar në “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, për të prezantuar librin e tij të ri “Përplasja e Madhe”, ku flet për ndikimin rus në Ballkan.

Hoxhaj tha se Kosova është shembulli më i mirë për të kuptuar ideologjinë fashiste të Putinit dhe Rusisë.

Ai tha se e ka vënë re këtë sjellje që në momentet e para kur ishte pjesë e palës Kosovare në Vjenë kur flitej për pavarësi.

Hoxhaj tha se aty kuptoi për herë të parë se qëndrimi i Rusisë ndaj Ballkanit nuk ka vetëm problemet që ata kanë me perëndimin, por është dhe çështje gjeopolitike.

Më tej ish-ministri i Jashtëm i Kosovës theksoi se Rusia ndikim të madh ka në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor nëse rrezikohet nga ndikimi rus, ai tha se kjo do të ndodhte vetëm në rast se BE do të hiqte dorë nga Ballkani, ndërsa shtoi se në këtë rast përveç Rusisë një rrezik do të ishte edhe Kina.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Zoti Hoxhaj ju keni publikuar librin tuaj më të ri “Përplasja e Madhe”, ku tregon se si po e lufton Rusia Kosovën dhe Ballkanin”

Hoxhaj: Interesimi im për Rusinë ka qenë që kur kamë qenë [pjesë e negociatave si përfaqësues i Kosovës në Vjenë. Kam parë që ajo që është qëndrimi i Rusisë nuk është një mosmarrëveshje me perëndimin, por një qasje më e zgjeruar. Prej asaj kohe kam bërë disa shkrime në mediat perëndimore. Në librin e fundit merrem më shumë me politikën ruse me Ballkanin. Në kapitullin e parë merrem me Putinin dhe ideologjinë. Nuk ka shembull më të mirë se Kosova për të kuptuar se ideologjia e Putinit është fashiste. Ajo që po ndodh në Ukrainë është më shumë cariste se sovjetike. Ata e shohin veten si një fuqi e madhe, që e shohin Ballkanin si pjesë të tyren.

Karadaku: Cili është interesi i tyre në Ballkan?

Hoxhaj: Nëse një vend ka interesa gjeopolitike, duhet të kesh mbështetës, duhet të kesh njerëz. Rusia në këto 30 vitet e fundit ka ndërtuar një partenritet me Serbinë, dhe Serbia dhe serbët në Ballkan janë bastioni i parë i ndikimit rus, por këtu luajnë rol dhe lidhjet fetare. Përveç ndikimit të tyre që kanë në Serbi, kanë ndikim dhe në Maqedoninë e Veriut dhe Malit të Zi. Ndikim i tyre fillojnë prej partive politike. Partitë Politike shqiptare janë partnere me partitë europiane. Partitë politike malazeze, serbe dhe maqedonase kanë bashkëpunim me partinë e Putinit. Ajo që quhet si lufta hibride, ku përdor, ekonominë, mediat lidhjet fetare çdo që është në zbatim këto 15 vitet e fundit në Ballkan.

Karadaku: Sa shtrihet tentakulat dhe ndikimi i Rusisë në atë që ne nuk e shohim?

Hoxhaj: Nuk dua që këtu të flas me klishe, por në Tiranë dhe në Prishtinë nuk ka asnjë parametër asnjë bazë që dikush të jetë në shërbim të politikës ruse dhe nuk kanë interes. Ballkani në optikën ruse është i ndarë, në shtet që janë perëndimore, në shtete që nuk janë sllave dhe në shtete ku ata kanë ndikim të madh. Në Serbi në politikë në vitet 90-të kanë qenë liberale, kurse sot në policia, ushtria dhe çdo gjë është në duart e atyre që janë pro rusë. Por përtej kësaj është përmbysur jeta politike dhe liberale në Serbi, prandaj janë gjëra që BE duhet t’i ketë në konsideratë. Politika e satus quo-s që ka ndjek BE janë politika degradimi, duke patur parasysh atë që deklaroi Macron që është zgjerimit. Unë jam kundër pasi Ballkanasit janë oborri i brendshëm. Nëse Ballkani nuk përfshihet këtë e bëjnë rusët, por këtë e bëjnë dhe kinezëtbcnews.al/

Next Post
VIDEO/ E lë në stol tek Roma, ja si Mourinho “tallet” me Kumbullën që bëri “kaps” Lewandowskin

Rrëfimi i Kumbullës para finales të Tiranës: Jam i emocionuar për finalen. Duhen ndonjëherë disa shpulla, për t’u zgjuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhaj

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhaj

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
Aksionet e fundit të qeverisë/ Frrok Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

“Drejtësia të veprojë”, Çupi: Kur Berisha proteston, ka për qëllim të vrasë

February 12, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

Balla: Politikanët të arrestohen vetëm në flagrancë! Mungesa e vendimeve nga GJK, përgjegjësi e Kuvendit

February 12, 2026
Takimet me diasporën shtyjnë Kongresin, Klosi: Në Itali do kemi më shumë shqiptarë, asnjë problem me autoritetet

“Tani e gjete që jemi në zgjedhje”, Klosi: Edison Memolla u dënua për një shprehje në telefon

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In