• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm i Francës: Negociatat me Shqipërinë hapen brenda vitit, Rama shikohet me sy të mirë në Bruksel

by A R
15/06/2017 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm francez Bernard Kushner pret që Bashkimi Europian të nisë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë këtë vit.

Në një opinion të publikuar në “Financial Times” disa muaj pasi vizitoi Shqipërinë në mesin e krizës së reformës në drejtësi, tashmë që gjithçka është zgjidhur, Kushner pret që kjo të ndodhë pas zgjedhjeve dhe samitit të Triestes në korrik.

Kushner i konsideron çikërrima opinionet se zgjerimi i BE po ndalet për shkak të Brexit, nacionalizmit në rritje apo lodhjes nga zgjerimi. Ai është optimist për Ballkanin perëndimor.

Përgjigjia e BE do jetë pozitive në të paktën dy procese negocimi, thotë Kushner, gjykuar nga burimet që BE ka vënë në dispozicion të synimit për t’i mbajtur të gjashtë shtetet në rrugën e anëtarësimit, siç ka ndodhur së fundi me ndërhyrjet në Shqipëri dhe Maqedoni.

Tregues është rasti i Shqipërisë.

“Për tre muaj PD u fut në një çadër duke kërkuar dorëheqjen e Ramës, bojkotoi Parlamentin dhe nuk ishte kurrë e qartë se përse me një gjuhë bombastike brenda saj mbaheshin fjalime që mund të ishin mbajtur  fare mirë në Parlament”, shprehet ish-ministri i Jashtëm francez.

Por ishte e qartë, sipas tij, se duke lënë bosh vendet në Parlament demokratët po bllokonin reformën në drejtësi, e fundit që kërkohej nga BE përpara hapjes së bisedimeve të anëtarësimit.

Brukseli u hodh në veprim. Mogherini dhe negociatori i zgjerimit, Kristian Danielsson udhëhoqën delegacionet që biseduan me krerët e partive. Po ashtu, europarlamentarët ndërmjetësuan dhe marrëvjeshja u arrit.

Përpara kërkesave të liderit të PD, sipas Kushner, Rama kishte një kërkesë kyçe, ai ngulte këmbë te reforma në drejtësi përpara zgjedhjeve.

“Pa atë thoshte se bisedimet me BE-në nuk përparojnë. Strategjia e tij për arritjen e kompromisit ishte hapja e bisedimeve dhe jo ndarja e përkohshsme e pushtetit”, thotë Kushner.

Ai shprehet se, Rama po na shfaqet si një ndër liderët politikë më të sofistikuar në Europë. “Artist me famë ndërkombëtare, ish-basktebollist, poliglot dhe ndryshe nga të tjerët nuk shet slogane”, thekson Kushner.

Edhe Rama e sheh hyrjen në BE si çelësin për të stabilizuar Ballkanin dhe mosmarrëveshjet në rajon. Ai i ka bërë thirje Brukselit të përshpjetojë procesin që të krijojnë një gardh ndaj ndikimit rus.

“Nuhatja ime si vëzhgues për një kohë të gjatë i Ballkanit është se pavarësisht ngurrimeve, Brukseli e ka me sy të mirë këtë këndvështrim. BE-së i duhet t’i mbajë shpresat gjallë në Ballkan. Edhe momenti ka ardhur, me liderë pro BE-së në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni, një skuadron reformartorësh të gatshëm për të udhëhequr në rrugën drejt BE”, e përfundon opinionin e tij në “Financial Times” Bernard Kushner./t.ch/a.m.

Next Post
Amnistia për makinat, ja formulari që duhet të plotësoni

Shifra alarmante, 28 % e mjeteve të pa kolauduara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In