Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim.
Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.
Ish-ministri i financave Arben Malaj tha në një intervistë për Euronews Albania se taksa e re për profesionet e lira është jotransparente.
Ish-ministri i financave Arben Malaj tha në një intervistë për Euronews Albania se taksa e re për profesionet e lira ka mungesë të transparencës.
“BE nuk është si SHBA, janë 27 vende por ndryshe nga SHBA që politikat monetare janë pjesë e atyre federative, në BE vendet e kanë mbajtur sovranitetit e politikave monetare, çdo shtet ka politikat e veta fiskale. Nuk ka një presion të BE lidhur me taksat, ata thonë do ulësh deficitin dhe pastaj zgjidhe vetë si duhet bërë. Këshilloj kolegët e mi të bëjnë kujdes në Gjykatën Kushtetuese. Do fillojë implementimi, por kemi edhe një fakt kundër këtij ligji, që është ndërhyrja e disa herë e qeverisë, që do të sjellë vështirësi në implementimin”, tha Malaj.
/f.s