• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ministri i Financave: Isha kundër inceneratorit të Elbasanit, nuk ishte në përputhje me ligjin

by
21/02/2022 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të dëshmuar në Komisionin e Inceratorëve këtë të hënë, ishte i thërritur ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani.

Ai ka treguar para anëtarëve të këtij komisioni, se ka refuzuar të miratojë projektin e Inceneratorit të Elbasanit pasi nuk janë respektuar procedurat në përputhje me ligjin.

Felaj: Ne nuk kemi ardhur vetë, ka një vendim të Kuvendit për përbërjen e këtij komisioni. Përsëritja e kërkesës që ne kemi konflikt interesi, bëjani si kërkesë Kuvendit, e jo ne anëtarëve. Bëni pyetje e jo komente e të dëgjojmë dëshmitarin me respekt. Deri më tani kemi dëshmuar një kulturë të ulët juridike dhe parlamentare. Ne jemi organ i zgjedhur, përfaqësojmë shqiptarët. Nëse do të dëgjohemi me qetësi dhe do të kemi minimumin e gjërave të bëra, ju siguroj që kjo mbledhje do të jetë e dëgjueshme. Nuk duam të bëjmë zhurmuesin, por duam të vendosim rregullin. Ju po e drejtoni në mënyrë të njëanshme mbledhjen, por sa kohë jeni në detyrën e drejtuesit duhet të bëni një moderim sa më të përshtatshëm dhe duhet t’i jepni njerëzve mundësi të shprehen.

Tabaku: Kemi bërë prezantimin e Inceneratorit të Elbasanit dhe kemi prezantuar një material të gjatë të procedurave të Elasanit. Kam lexuar përgjigjet tuaja si ministër?

Cani: Në bazë të dijeve të asaj kohe dhe legjislacionit të asaj kohe. Do e kisha shumë të vështirë pas kaq vitesh të mbaja mend dicka, por më keni ndihmuar me materialet që keni nxjerrë. Ju falenderoj për atë që keni bërë dhe do sugjeroja që e gjitha të bëhet kështu për të gjithë atë që do të ftoni.

Tabaku: Procedura ka nisur me një kërkesë të zotit Koka drejtuar ju. Ai ju kërkon sipas VKM që a ka fonde buxheti për këtë komision. Ju me shumë korrektesë jeni përgjigjur që ky projekt nuk ka asnjë nga informacionet e nevojshme për ta vlerësuar. Nuk janë plotësuar kushtet dhe kriteret. Kjo është shkresa juaj e parë. Zoti Koka ka vazhduar me të njëjtat përgjigje, e ju me të njëjtat përgjigje, në parim përgjigja juaj nuk ka ndryshuar. I keni qëndruar kërkesave të ligjit dhe VKM-së. Cfarë ndodhi në fund të procedurës, pse ju keni kthyer një përgjigje që nuk është miratim i procedurës?

Cani: Ashtu është, kemi një korrespondecë që bazohet në legjislacionin në fuqi, VKM që kërkon një set dokumentash që duhen plotësuar në mënyrë që ministria të bëj shqyrtimin. Neni 21 është që ministria e Financave miraton apo jo. Kështu që ne kemi refuzuar, mbështetur në kërkesat ligjore dhe aktet nën ligjore. Është normale. Ndërkohë ka ardhur dhe një projektvendim ku kërkohej të zbatohet një procedurë të veçantë për inceneratorin. Kjo procedurë ka marrë përgjigje nga ne që nuk përputhet me ligjin për arsye se tre janë opsionet, nuk është në këto të trija dhe natyrshëm kemi thënë që merreni dhe kthejeni, e gjeni një nga tre mënyrat për të bërë veprimet përkatëse me VKM. Ne kërkojmë edhe të dhëna për firmën, që ne e shohim nga kapacitetet financiare nëse e përmbush këtë detyrë, lidhur me financimin, sepse ministria e Financave është një ministri konservatore që kërkon që lekun të kthehet mbrapsht.

Tabaku: Ju keni refuzuar që këto nuk janë procedura ligjore dhe ngrini shqetësimin për kompaninë.

Cani: Nuk e kam ngritur as me 2 e as me 3, të mos më vishet mua ai koment. Mua më duhej që e ka kapacitetin financiar, sepse është një nga kërkesat ligjore kjo.

Tabaku: Buxheti është miratuar me qeverinë që në fillim në vitin e parë brenda tetorit. Keni dijeni për këtë vendim?

Cani: Buxheti i shtetit është ndërruar disa herë. Në këto vite është ndërruar mesatarisht tre katër herë në vit. Kështu që është pjesë e rutinës së ndryshimit. Një gjë kam merak, sepse cështje kujtese është e gjitha, ajo është ndryshim sepse në 2.11 ishte buxheti afatmesëm. Aty doemos ose do të përfshihej ose jo, sepse duhet gjetur kohë tjetër për ta shtuar.

/b.h

Next Post
Sërish shpërthime/ Rusia vret 5 ushtarë ukrainas, ja çfarë ndodhi në kufi

Sërish shpërthime/ Rusia vret 5 ushtarë ukrainas, ja çfarë ndodhi në kufi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liza e qymyrit

9 meta-parimet e politikës së jashtme të shqiptarëve

August 30, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

August 30, 2026
Tërmet i fortë në jug të vendit, lëkundjet shkaktojnë panik te banorët

Tërmet i fortë në jug të vendit, lëkundjet shkaktojnë panik te banorët

August 30, 2026
“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën

“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën

August 30, 2026
Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com