• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish ministri i Drejtësisë, Halimi: Gjykatësit po punojnë si për ditën e fundit!

by Java News
04/03/2019 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi tha në studion e Ditarit në A2 CNN se mungesa e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese është një ngërç i paparashikuar për Reformën në Drejtësi.

“E kishim parashikuar se do të krijohej kjo vakancë në Gjykatën Kushtetuese, por nuk e kishim imagjinuar që do të zgjaste kaq shumë.

Kemi gati një vit që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Gjykata e Lartë nuk funksionon më prej shtatorit dhe nuk kemi përsëri datë se kur do të krijohet”, tha Halimi.

Sipas tij, problemin më të madh me këto vakanca e vuajnë qytetarët dhe bizneset shqiptare të cilat kanë çështje pezull.

“Sot në Gjykatën e Lartë ka rreth 40 mijë dosje dhe është parashikuar që deri në mesin e vitit të ardhshëm, kur mendohet të krijohet Gjykata e Lartë, numri i dosjeve të shkojë në 50 mijë.

Me këtë ritëm, çdo qytetari që ka një çështje do t’i duhen 7 vjet që të marrë një vendim nga Gjykata e Lartë”.

Halimi vuri në dukje mungesën totale të llogaridhënies nga ana e gjykatësve të shkallës së parë dhe apelit. “KLP dhe KLP nuk kanë mundësi ligjore inspektimi, po ashtu edhe Prokuroria nuk e ka këtë mundësi dhe as Ministria e Drejtësisë.

Institucioni që duhet të kryejë këto inspektime është Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, i cili nuk është formuar ende”, tha ai. “Ishte parashikuar që do të kishte një periudhë të pa kontrolluar, por jo që do të kishte zgjatur kaq shumë.

Gjykatësit e shkallës së parë dhe të apelit po japin vendime nga më absurdet. Pasi kanë parë që vetting-un nuk po e kalojnë as gjykatësit e ndershëm, po punojnë si për ditën e fundit”.

/a.meta

Next Post
Fillon mosbindja edhe në PD, kandidati Lefter Maliqi kërkon mandatin e deputetit

Lefter Maliqi: Këtë radhë Basha e mbajti fjalën, ma dha sot mandatin e deputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mesazh socialistëve: Protestuesit nuk e kanë me mua, por me ju!

Rama mesazh socialistëve: Protestuesit nuk e kanë me mua, por me ju!

November 14, 2026
Mediat: Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga Partia Socialiste

Mediat: Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga Partia Socialiste

November 14, 2026
“Tani është koha të flasim ne!”, Rama kërkon mobilizim nga të gjithë socialistët: Shumica e PS-së u mor për anëtarësimin në BE, jo për t’u bërë si Putin e Erdogan

“Tani është koha të flasim ne!”, Rama kërkon mobilizim nga të gjithë socialistët: Shumica e PS-së u mor për anëtarësimin në BE, jo për t’u bërë si Putin e Erdogan

November 14, 2026
Rama në Asamble: Drejtësia godet edhe brenda PS-së, kjo tregon pavarësinë e organeve të saj!

Rama në Asamble: Drejtësia godet edhe brenda PS-së, kjo tregon pavarësinë e organeve të saj!

November 14, 2026
“Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë!”, Rama kujton Shqipërinë e 2013-s: Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian

“Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë!”, Rama kujton Shqipërinë e 2013-s: Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian

November 14, 2026
Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

November 14, 2026
“Në 2027 nis traktati i anëtarësimit…”, Rama jep lajmin në Asamblenë e PS: Moment historik, Europa e prekshme me sy

“Në 2027 nis traktati i anëtarësimit…”, Rama jep lajmin në Asamblenë e PS: Moment historik, Europa e prekshme me sy

November 14, 2026
Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

November 14, 2026
Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

November 14, 2026
LIVE/ Asambleja e PS, Rama mban fjalën

LIVE/ Asambleja e PS, Rama mban fjalën

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In