• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ministri i Berishës, entuziast: Ndryshimet në Kodin Penal ishin fitore e Metës

by A R
28/04/2020 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, përshëndet rolin e opozitës në këtë situatë me koronavirus duke thënë se ajo ka bërë atë që bën një opozitë.

Mustafaj thotë se ky moment duhet të shërbejë edhe si moment refleksioni dhe opozitën pasi veç koronavirusit, duhet të përqëndrohet edhe tek problematika e zgjedhjeve pasi jo më larg se 1 vit Shqipëria shkon në zgjedhje.

Sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal, Besnik Mustafaj theksoi se nuk duheshin ligje të tilla në këtë situatë dhe madje priste që edhe Presidenti ta kundërshtonte atë mbledhje parlamenti, por fakti se propozimet e tij u pranuan, Mustafaj i komenton si fitore e Metës dhe tërheqje e Ramës.

Ulja e toneve dhe debateve të ashpra që është reciproke duhet pranuar, lidhet për një vetëdije specifike në këtë kohë. Presidenti Meta ndërhyu në një moment kur qeveria do votonte ndryshimet në Kodin Penal. Bëri një letër me propozime të cilat në masë u pranuan.

Kjo mund të quhet një fitore e rëndësishme për Metën, një tërheqje për Ramën. Presidenti pavarësisht se kishte shumë të drejtë duhet t’i qëndronte faktit për të mos ndërhyrë në Kodin Penal. Asnjë vend, edhe Suedia që ka një parlament që mblidhet rregullisht pavarësisht se situata e koronavirusit është problematike, parlamenti nuk ka paraqitur asnjë ligj për dënime por vetëm me administrimin e krizës.

Jam i prirur të nisem nga faktet. A ka diçka mbrapa unë nuk e di. Unë do kisha pritur nga Presidenti të kundërshtonte mbledhjen e parlamentit për të ndryshuar Kodin Penal. Ka apo s’ka vakum ligjor në aspektet që paraqiten në tekstin shoqërues të ligjit. Ky është problem tjetër. Nuk ishte koha për ligje të tilla.

Gjithçka ka ngritur Presidenti por dhe një seri të tjera daljesh ka të drejtë. Dvorani është ende personi që përcakton drejtësinë në Shqipëri. Presidenti ka paraqitur fakte, Dvorani ka shkelur Kushtetutën dhe ende s’ka hetim. Komisioni i Venecias po ashtu i jep të drejtë Metës. Ende nuk është zgjidhur kjo problematikë për një Gjykatë Kushtetuese të pavarur. Derisa Rama vijon me kapjen e gjykatave atëhere shpresoj që Meta ta vazhdojë deri në fund këtë. Mënyra se si kryeministri Rama e ka zhvilluar luftën politike ndaj Metës nuk është koherente. Përcaktimet e tij të fundit nuk ndryshojnë atë që ai ka ndryshuar mendim për Metën. Presidenti do të jetë njësh me popullin. Shpresoj se e ka kuptuar drejt se njerëzit në Bulevard erdhën për kauzën e Presidentit dhe jo simpatinë ndaj Presidentit. Duhet të ketë transparencë. Kuvendi është në tagërin e vet për ta ndërpreë hetimin. Një pjesë e madhe e akuzave nga PS dhe qeveria si argumenta për ta rrëzuar nëpërmjet Komisionit, një pjesë e tyre ka rënë nga përgjigjet. Opozita kësaj here ka qenë në rolin e vet. Nuk ishte alarmiste. Nuk u përpoq të bëjë panik në popull pasi paniku do ishte favor për të. E përshëndes qëndrimin e opozitës. Ka treguar me kritikat dhe sugjerimet se është e preokupuar. Me denoncimet e saj ka treguar se është përtej emergjencës së problemeve. Por do thosha se opozita duhet ta kishte dhe si kohë refleksioni për veten, të artikulojë edhe problemet e saj për zgjedhjet. Ka një mori problematikash për marrjen e garancisë nga opozita dhe populli se Rama nuk do manipulojë zgjedhjet e ardhshme. Vonë për të ndërtuar një linjë. Ka praktika në Britani, të gjitha vendet demokratike ku ka që në fillim konsultim të drejtpërdrejtë mes kryeministrit dhe liderit të opozitës. Nuk janë vetëm problematika politike, por edhe shkencor, ekonomik. Kryeministri Rama e them me bindje se është njeriu më refraktar dhe më refuzues për bashkëpunim me opozitën. Unë për të menduar se nuk do të jetë e njëjtë politika duhet të gjej shenja tani. Ne kemi përsëri të vendosur në llogore krejtësisht pa linja komunikimi opozitën dhe mazhorancën. Kur ka përballje nga dy krahët nuk besoj se pas daljes nga karantina do afrohen me njëri- tjetrin. Krimi vepron. Ka pasur 4 vrasje dhe 2 vetëvrasje. Gjendja psikike është shqetësuese.

Di që nuk ka asnjë transparencë. Rama thotë se ka ndihmuar qindri- mijëra por gjithë biznesi ankohet. Djali im që jeton jashtë, punon për një kompani multinacionale merr 84% të rrogës e merr nga shteti. Pagën ja paguan shteti. ”- tha Mustafaj.

Next Post
DETAJE / Maturantët kthehen në shkollë për 3 javë, të tjerët mbyllin mësimin online më 29 maj

DETAJE / Maturantët kthehen në shkollë për 3 javë, të tjerët mbyllin mësimin online më 29 maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ “Shqipëria synon Ligën B”- Berisha dhe Muçi besojnë te kuqezinjtë: Kemi kaluar shumë për të qenë këtu!

Liga e Kombeve/ “Shqipëria synon Ligën B”- Berisha dhe Muçi besojnë te kuqezinjtë: Kemi kaluar shumë për të qenë këtu!

November 13, 2026
VENDIMI/ Integrimi, Qeveria ndryshon emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj! Nga Biba te Tomini, ministri Demo ndërrohet me…

VENDIMI/ Integrimi, Qeveria ndryshon emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj! Nga Biba te Tomini, ministri Demo ndërrohet me…

November 13, 2026
Marrëdhënie seksuale me të miturën, dënohet me 25 vjet burg 67-vjeçari në Fier

Tjetërsimi i tokës me dokumente false, Gjykata e Fierit jep masat për 5 personat e akuzuar! Lë në burg 4 prej tyre, njëri lirohet (EMRAT)

November 13, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

Transferimi i dyshimtë nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Sadleva Bodon, Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve!

November 13, 2026
Kombëtarja dhe shifrat/ Historia përsëritet me Bjellorusinë, nga Reja te Maran ndryshon vetëm një detaj!

Kombëtarja dhe shifrat/ Historia përsëritet me Bjellorusinë, nga Reja te Maran ndryshon vetëm një detaj!

November 13, 2026
Vetëm nëntë muaj në detyrë, Afrim Qendro jep dorëheqjen si kreu i IKMT-së

Vetëm nëntë muaj në detyrë, Afrim Qendro jep dorëheqjen si kreu i IKMT-së

November 13, 2026
Hita në Itali, takime me zyrtarë të lartë të Policisë dhe Antimafias: Më shumë skuadra të përbashkëta për të goditur krimin e organizuar!

Hita në Itali, takime me zyrtarë të lartë të Policisë dhe Antimafias: Më shumë skuadra të përbashkëta për të goditur krimin e organizuar!

November 13, 2026
Liga e Kombeve/ Fitorja me Finlandën, ‘Sofascore’ u vendos notat lojtarëve të Kombëtares! Asllani më i miri, Hysaj dhe Muçi e pasojnë…

Liga e Kombeve/ Fitorja me Finlandën, ‘Sofascore’ u vendos notat lojtarëve të Kombëtares! Asllani më i miri, Hysaj dhe Muçi e pasojnë…

November 13, 2026
Luftë hibride? Ndërpriten befasisht shërbimet e “Microsoft”! Kaos global, mijëra kompani dhe institucione në vështirësi

Luftë hibride? Ndërpriten befasisht shërbimet e “Microsoft”! Kaos global, mijëra kompani dhe institucione në vështirësi

November 13, 2026
Moti i keq/ Pa energji elektrike disa zona në qarkun e Kukësit, rënie gurësh dhe dëmtime në banesa!

Moti i keq/ Pa energji elektrike disa zona në qarkun e Kukësit, rënie gurësh dhe dëmtime në banesa!

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In