Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, deklaroi gjatë dëshmisë së dhënë në Komisionin Hetimor të Inceneratorët, se institucioni që ai drejtonte kishte si kërkesë nga kampania koncesionare që fillimisht të ndërtohej impianti i përpunimit të mbetjeve, të shihej efiçenca e tyre dhe më pas të paguheshin paratë nga buxheti i shtetit.
“Do më falni kam pak emocion të përgjigjem për këtë, për të qenë realist. Kam emocionet e mia personale se ish-ministri i Mjedisit është i paditur i marrë nga SPAK-u. Nuk më pëlqen që një njeriu që nuk është më në fuqi, nuk është më në këmbë, nuk është ai që duhet të ishte, e kam shumë bezdi që t’i bie një njeriu që është shtrirë në tokë.
Le ta kalojmë këtë, unë në fund fare jam një ish-zyrtar që duhet të përgjigjem me drejtësi se dhe u betova, kështu unë që do t’ua jap përgjigjen kështu siç është shkruar- “Po ky ishte mendimi i Ministrisë Financave që të vihej në punë inceneratori dhe të shihej efiçenca”. Madje kam thënë që organet kompetente ta vlerësojnë efiçencën.
Ne ja dhamë miratimin por i thashë që pagesa e parë të kryhej pasi të vihej në punë. Pse? Sepse ishte hera e parë që po bëhej një investim. Pjesa negociuese është ajo që mund ta bëj ose mund të mos e bëj këtë se dhe atje ke një kundërpalë që thotë më parapaguaj ti dhe pastaj ta vendos në funksion, ne I themi jo ndërtoje ti vendose në funksionim të jetë dhe me efiçencë dhe pastaj do të të paguaj. Dëshira e Ministrisë së Financave ishet kaq”, tha Cani.
/b.h