MacShane thotë se Merjek do e përjashtojë PD-në nga Partitë Popullore Europiane, një gjë që në fakt përflitet prej kohësh.
“Askush nuk e di se nga vijnë paratë për këtë fushatë kaq të shtrenjtë protestash dhe bllokimesh të qendrave të qytetit,” shkruan MacShane, duke iu referuar protestës së opozitës shqiptare.
“Askush nuk di si të trajtojë këtë refuzim të Bashës për pjesëmarrje në zgjedhje.
Këtë javë, shtatë anëtarë të Kongresit amerikan ishin në Shqipëri, dhe kruanin kokën për të kuptuar këtë situatë të re të mospjesëmarrjes në zgjedhje.
Partia Popullore Evropiane e Angela Merkel mund të bëhet e ashpër dhe do e përjashtojë Bashën.
Por njësoj si me njeriun e PPE në Hungari, Viktor Orban, Berlini nuk di si të trajtojë një prej partive simotra që thyen rregullat e demokracisë europiane.
Ky zhvillim i pazakontë në zgjedhjet europiane po merr pak vëmendje nga Europa.
Por si në Serbi, Maqedoni, Kosovë, Bosnje dhe Mal të Zi, politika e Ballkanit Perëndimor me përbërjen e saj shpërthyese plot populizëm, përfshirje të Rusisë dhe refuzim për njohje dhe bashkëpunim të përbashkët, mbetet sërish një fuçi baruti që mund të shpërthejë në flakë”, shkruan ai. /ma.me