• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çfarë ke ti më shumë si bektashiane se unë si katolik?”, Zef Bushati përplaset me Sonila Meçon

by A R
24/09/2024 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, Zef Bushati dhe gazetarja Sonila Meço, u përplasën në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN Tv për idenë e hedhur nga kryeministri Rama për “shtetin bektashi” në Tiranë. Ndërsa Bushati tha se Rama e ka menduar si model siç është Vatikani për katolikët, Meço u shpreh se kjo është bërë prej një shekulli me Kryegjyshatën Botërore.

Pjesë nga biseda

Zef Bushati: Rama e ka menduar kështu që Vatikani është vendi simbol për gjithë katolicizmin botëror, pra te gjithë katolikët e botës e kanë qendrën për katolikët. Ndaj dhe për bektashinjtë ka menduar që duke qenë Kryegjyshata Botërore dhe gjithë bektashinjtë e botës e kanë qëndrën këtu ndaj dhe ai, them unë, e ka hequr këtë paralele. Pastaj po të futesh në detajet e tjera, këto janë probleme të ngatërruara. Vatikani sa selinë e shenjtë, dhe ka qytet-shtetin, pra dy struktura që veçojnë.

Sonila Meço: Kjo është edhe më e rëndë, sepse ai, duke patur në mendje se kjo është Kryegjyshata Botërore dhe ta shpall këtë si qendër të bektashinjve, që është shpallur një shekull përpara, vetëm nëse zoti Rama i ka dhënë vetes atribute të Zotit në qiell. Ka qenë, ka një shekull.

Zef Bushati: Epo nuk i keni bërë punët. Edhe unë kam një lidhje shpirtërore me bektashinjtë.

Sonila Meço: Një kryeministër ka një mandat të kufizuar, ndërsa besimi është i gjithëjetshëm. Kur ne citojmë kryeministrin, citojmë një administrator që ka marrë votën për një kohë të caktuar. Kurse vendosja e Kryegjyshatës Botërore janë çështje të thella të shpirtit të njeriut. Duhet të jetë më lehtë të dyshoj administratorin e përkohshëm se besimin e përjetshëm.

Zef Bushati: Unë nuk e thashë këtë.

Sonila Meço: Po thatë nëse e ka vendosur dhe këtë ta bëjë si qendër. Por kjo është vendosur 100 vite më parë.

Zef Bushati: Nuk e mohoj që e thashë. Ta argumentoj që të mos i rëndojmë gjërat kot. A është e vërtetë që kjo është Kryegjyshatë Botërore? Është e vërtetë. Pse i shmangesh kur them që gjithë bektashinjtë e botës?

Sonila Meço: Ju thatë që zoti Rama ka parasysh në mendje. Është bërë kjo gjë.

Zef Bushati: Ju thoni që është bërë. Unë mendoj…

Artan Hoxha: Të mos stigmatizohen bektashinjtë. Kjo është një histori e baba Edit. A e di që teqeja në Greqi ka 3 mijë hektarë dhe shteti grek nuk ia njeh se nuk ka kush ta përfaqësojë.

Zef Bushati: Nuk jemi mbledhur këtu të zgjerojmë njohuritë tona.

Sonila Meço: Sa mirë ishim në harmoni me njëri-tjetrin. Ju s’po merrni dot fjalën.

Zef Bushati: Po s’po ma jepni fjalën.

Sonila Meço: Se ju morët përsipër që të flisni për bektashinjtë. E shikoni se çfarë ka bërë kryeministri shqiptar. Ne që jemi njerëz jopraktikantë dhe as klerikë dhe shiko si nxehet. Krejt i panevojshëm.

Zef Bushati: Ju nuk po lejoni debat.

Sonila Meço: Se këtë ka patur në mendje.

Zef Bushati: Jo se ka patur këtë në mendje, kështu është. Se Vatikani është kryeqendra e katolicizmit.

Sonila Meço: Jo, është vërtet qendra e katolicizmit, por ka qenë shteti papal dhe e dini shumë mirë se çfarë ka ndodhur me Musolinin.

Zef Bushati: Mos shpërthe, mos më demonstro kulturë këtu. Ne jemi për të diskutuar për këtë gjë.

Sonila Meço: Unë jam një besimtare.

Zef Bushati: Edhe unë besimtar jam. Çfarë ke ti më shumë si bektashiane se unë si katolik?

Sonila Meço: Njoh historinë e bektashizmit.

Zef Bushati: Po ku e di ti se nuk e njoh edhe unë? Unë nuk mund të të akuzoj ty se nuk e njeh katolicizmin.

/a.r

Next Post
“Përballja e parë reale me drejtësinë”/ SPAK mbylli hetimet, Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

“Përballja e parë reale me drejtësinë”/ SPAK mbylli hetimet, Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

November 6, 2026
VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

November 6, 2026
Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

November 6, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

November 6, 2026
U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

November 6, 2026
Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

November 6, 2026
Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

November 6, 2026
Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

November 6, 2026
Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

November 6, 2026
“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In