• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ministri Beqja nxjerr zbuluar PD: Si ngatërruan qëllimisht datën e printimit të analizave me datën e kryerjes së tyre

by Java News
24/01/2020 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike lidhur me manipulimin prej tyre të të dhënave të kontrollit bazë shëndetësor.

Partia Demokratike ka publikuar dy përgjigje të kontrolleve bazë të kryera respektivisht në datat 27.10.2015 dhe 10.11.2015 dhe që gjoja mjekëve u kërkohet t’i paraqesin si të kryera në 22.10. 2019.

E vërteta banale është se PD ngatërron me qëllim datën e printimit që shfaqet në document me datën e kryerjes së analizës.

Beqja shpejgon se data që ndodhet në fund majtas të faqes së formularit të treguar nga PD, është thjesht data kur ai dokument është printuar. Ato dy dokumenta nëse i printon sot do të kenë datën 24.01.2020 dhe jo më datën 22.10.2019. Nëse dikush do të printojë sot formularët e kontrolleve bazë të kryera gjatë vitit 2019, të gjithë formularët do të kenë në fund të faqes datën e sotme, 24.01.2020.

Për ta bërë më bindës këtë Ilir Beqja ka printuar të dhënat e analziave të tij.

“Unë vetë (Ilir Beqaj) kam prituar sot pasdite nga portal e-albania përgjigjet e formularëve të kontrolleve që kam bërë në vite. Përgjigja e plotë është 15 faqe, por përngjitur është vetëm faqja e analizave të gjakut. Përngjitur janë 4 dokumenta. Aty duket qartë se kontrollet janë kryer respektivisht në datat 13.02.2016, 07.03.2017, 20.04.2018, 12.04.2019 ndërsa në fund majtas të seicilës nga katër faqet data është data e sotme, 24.01.2020 sepse sot në orën 15.44 janë printuar këto dokumente”.

Po ashtu pretendohet se për analiza të kryera në të njëjtën ditë përgjigjet janë të ndryshme.

Është publikuar një dokument i plotësuar me shkrim dore i analizave të kryera në datën 06.01.2020 dhe bashkë me të edhe një dokument i përgjigjeve të një kontrolli bazë gjoja sipas PD-së të kryera po në datën 06.01.2020.

Siç e shpjegova edhe më sipër, data në fund të faqes është data kur është printuar ai dokument. Ai kontroll mund të jetë kryer kurdo. Një gjë është e sigurtë që në nuk është kryer në datë 06.01.2020. Kjo për faktin e thjeshtë se nga kryerja e kontrollit deri në dhënien e përgjigjes së vlerësimit të gjendjes kalojnë rreth 14 ditë. Pra, ai kontroll është kryer para datës 23 dhjetor 2019, por mund të jetë kryer edhe në vite të mëparshme. Në një distancë kohore 2 javore edhe në të njëjtin laborator për të njëjtin individ treguesit e gjakut mund të jenë të ndryshëm.

Pra, data e në fund të formularëve është data kur ai dokumenmt është printuar dhe nuk fare lidhje me datën se kur është kryer kontrolli apo kur është marrë mostra e analizave të gjakut, shkruan “tema”. /e.s/

Next Post
Tifozët e zjarrtë të futbollit në rrezik për sulm kardiak, shkak … niveli i lartë i stresit

Tifozët e zjarrtë të futbollit në rrezik për sulm kardiak, shkak … niveli i lartë i stresit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In