• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish ministri – Bashës: Remdisiviri është 100% falas në spital, dikush t’i shpjegojë se…

by A R
04/11/2020 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- Ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja i është përgjigjur kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, duke shkruar se remdisiviri jepet 100 % falas në spital dhe finanocohet nga qeveria shqiptare.

Në një postim në facebok, ish-ministri këshillon ekspertët e Bashës që t’i shpjegojnë liderit të opozitës që përdorimi i remdisivirit në kushte shtëpie në rastin më të mirë është injorancë.

‘Dikush nga ekspertët që mban afër, duhet t’ia shpjegojë që remdesiviri përdoret vetëm në spital dhe është i siguruar 100% nga shteti sot qe flasim, prandaj koncepti i përdorimit të tij në kushte shtëpie, në rastin më të mirë është thjesht injorancë!’, shkruan Koja

Postimi i ish-Ministrit të Shëndetësisë Gjergji Koja :

OPOZITA DHE REMDESIVIRI
Pashe ne tv takimin e liderit te opozites me Urdherin e Farmacistit.
Qe opozita interesohet dhe shqetesohet per hallet shendetesore te njerezve ne kete kohe shume te veshtire pandemie, ben mire dhe, tek e fundit, ky eshte misioni i cdo opozite. Por, sinqerisht konstatoj se ky mision kete here rezulton i kontaminuar, sepse:
Se pari, nese do qe te qaje hallet e mjekimit te njerezve, lideri i opozites duhet te takoje mjeket qe mjekojne dhe jo farmacistet qe shesin ilacet, te cilet, me gjithe respektin qe kam per ta, nuk i shpjeguan atij pse rrisin cmimet e maskave.
Se dyti, nese do qe te kuptoje se si dhe sa mjekohen njerezit ne spitale dhe jashte tyre ndaj covid 19, lideri opozitar,(gjithmone sipas mendimit tim), duhet te takoje Najaden, Perlatin, Arjanin(Harxhin), Pellumbin, Entelen, Silven, Albanen, Shpetimin, Eugenen, Adelen etj, se ja tregojne keta fije e per pe si dhe sa mijera jete njerezish kane testuar, mjekuar dhe shpetuar ne keta 8 muaj, dhe jo farmacistet, sepse keta te fundit nuk mund dhe nuk duhet te mjekojne, por thjesht te freskojne njohurite e farmakovigjilences dhe farmakodinamikes ne ekzekutimin e recetave!
Se treti,dikush nga ekspertet qe mban afer, duhet tia shpjegoje qe remdesiviri perdoret vetem ne spital dhe eshte i siguruar 100% nga shteti sot qe flasim, prandaj koncepti i perdorimit te tij ne kushte shtepie, ne rastin me te mire eshte thjesht injorance!
Se katerti, a ka mundesi qe personi qe lideri i opozites mban ne krah te majte te tij ne takimin me Urdherin e Farmacistit, ta vendose masken sic duhet, sepse, ashtu sic e ka vene, bie ndesh me rekomandimet e OBSH??
Se pesti, te dashur shqiptare: covid 19 eshte pandemi, dhe une nuk di dhe nuk njoh asnje shtet ne bote deri me sot,(as Gjermania), qe kete pandemi te mund ta perballoje vetem me spitale dhe ilace, por shoh gjithe boten qe po mban maska, distancim fizik dhe po aplikon masa gjithmone e me te ashpra kufizuese!!!
Prandaj: ta leme menjane demagogjine me farmaciste dhe ilace se nuk i hyn ne pune kujt, por te mbajme maska sot, qe te mos na vene neser maska oksigjeni

Next Post
Bizneset e huaja dëshmojnë rritjen ekonomike

Bizneset e huaja dëshmojnë rritjen ekonomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In