Ish-minatorët e zonave Përrenjas-Pogradec janë hedhur sot në protestë, ndërsa kërkojnë rishikim të pensioneve të tyre. Të gjithë njëzëri ata kanë kërkuar të miratohet statusi i minatorit, që sipas tyre është mbështetur dhe nga kryeministri Edi Rama. Protestuesit janë mbledhur në qendër të Përrenjasit, ndërsa pohojnë se profesioni i minatorit është ndër më të vështirët.