• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ish-luftëtari serb: Shqiptarët i vramë si dele në konfliktin e vitit 1999

by A R
24/11/2015 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rigjykimin e 12 ish­trupave të Ushtrisë Jugosllave për krime lufte gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë, një ish-luftëtar serb rikujtoi sesi grupe civilësh shqiptarë u qëlluan dhe u vranë “si dele”.

Dëshmitar kryesor i prokurorisë, Zoran Raskoviç, ishanëtar i një njësie ushtarake serbe të njohur si Çakallët, tha në gjykatën speciale në Beograd ditën e hënë se trupat tij të njësisë ekzekutuan më shumë se rreth 60 burra në fshatin Lubeniq të Pejës, më 1 prill 1999.

“Burrat që mund të mbanin armë u ndanë nga gratë, fëmijët dhe të moshuarit. Ata u liruan, por burrat u ekzekutuan në grup. Si dele, ata nuk u rebeluan shumë”, dëshmoi Raskoviç.

Qëllimi i sulmit ishte “të shfaroseshin” civilët që jetonin në fshat, tha ai. Dymbëdhjetë ish­anëtarë të Skuadrës 177 të Ndërhyrjes të Ushtrisë Jugosllave, të cilët të gjithë u deklaruan të pafajshëm, po gjykohen për torturë, grabitje dhe vrasjen e 118 shqiptarëve të Kosovës.

Ata janë akuzuar për krime në katër fshatra – Lubeniq, Pavlan, Qyshk dhe Zahaq – gjatë luftës së Kosovës në prill dhe maj të vitit 1999. Sipas aktakuzës, qëllimi i sulmit ishte dëbimi i përhershëm i popullsisë shqiptare.

Raskoviç të hënën përsëriti dëshminë që ai dha më parë në vitin 2013 gjatë gjyqit të parë, kur ai e përshkroi në detaje masakrën brutale në Lubeniq.

Nëntë luftëtarët serbë janë dënuar më parë me një total prej 106 vitesh burg në shkurt të vitit 2014, por gjykata e apelit në Beograd e anuloi vendimin në mars, duke e quajtur atë “të pakuptueshëm dhe kontradiktor”, dhe e dërgoi rastin për rigjykim.

Në fillim të gjyqit, prokuroria pretendoi se burrat ishin anëtarë të një njësie paraushtarake të quajtur Çakallët, por më vonë vendosi se të gjithë të akuzuarit kishin karta identiteti ushtarake dhe merrnin rroga nga Ushtria Jugosllave.

Por Raskoviç megjithatë këmbënguli përsëri se luftëtarët nuk ishin pjesë e ushtrisë, por vetëm e “një grupi njerëzish të armatosur dhe gjaknxehtë”.

“Ne filluam ta mbronim vendin tonë me qëllimet më të mira duke kryer disa krime të tmerrshme. Ne Çakallët, vramë shumë civilë,” tha ai të hënën. Para vrasjeve të Lubeniq, një nga civilët e pyeti komandantin e njësisë Nebojsa Miniç, i njohur ndryshe si “Mrtvi” (Vdekja) pse luftëtarët e tij hynë në fshatë “si kriminelë”, tha Raskoviç.

“Mrtvi e vrau atë dhe më pas tha se të gjithë të tjerët do të ekzekutoheshin”, risolli në mendje Raskoviç. Minic, një nga oficerët më famëkeq të Ushtrisë Jugosllave të asaj kohe, vdiq nga një sëmundje që ka lidhje me AIDSin në Argjentinë në vitin 2005, para se të ekstradohej në Serbi për akuzat për krime lufte.

Raskoviç tha se pas vrasjeve në Lubeniq, një nga burrat që janë në gjyq, Milojko Nikoliç, i njohur ndryshe si “Sumadija” hyri në turmën e fshatarëve për zvogëluar dhimbjen e tyre” dhe qëlloi ata që ishin ende gjallë.

Prokuroria e bashkoi çështjen me një tjetër i cila filloi në shtator të vitit 2014, në të cilën tre ish­anëtarë të Skuadrës 177 të Ndërhyrjes të Ushtrisë Jugosllave, Vladan Krstovic, Lazar Pavlovic dhe Milan Ivanovic, janë të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e 46 njerëzve në Lubeniq më 1 prill 1999.

Edhe pse Krstoviç mohoi të ketë qenë në fshat më 1 prill 1999, Raskoviç tha në gjykatë se mban mend ta ketë parë atë atje ditën e vrasjeve, përcjell kallxo.com.

“Mbaj mend që ishte atje, sepse ai ishte shok i ngushtë i Obradoviçit, një tjetër pjesëtar i njësisë tonë. I pashë bashkë diku në fshat atë ditë,” tha ai.

Çështja konsiderohet si një nga më të mëdhatë ndonjëherë në lidhje me krimet e luftës në Kosovë në gjykatat e Beogradit, me seanca dëgjimore dhe gjyq fillestar që zgjati për katër vjet. Sulmi ndaj katër fshatrave dhe mbulimi më pas i këtij krimi janë hulumtuar në një dokumentar të BIRN; “Të Paidentifikuarit”.

Në gusht të vitit 2014, prokuroria serbe për krime lufte nisi një hetim ndaj Dragan Zivanoviç, ish­komandant i

Brigadës 125 të Ushtrisë Jugosllave, për akuzën se s’kishte bërë asgjë për të parandaluar vrasjet e shqiptarëve dhe shkatërrimin e shtëpive dhe pronave në katër fshatrat.

Next Post

Falsifikonte kuponat tatimor, pranga biznesmenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In