• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-luftëtari i ISIS mohon akuzat: Dikush vendosi eksplozivin te banesa ime

by A R
14/11/2016 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

29-vjeçari Ervin Duka ka mohuar në gjykatë akuzat për ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’,  duke deklaruar se nuk kishte dijeni për personin që ka futur tritolin në shtëpinë e tij.

Gjatë seancës së sotme, ku gjykata vendosi ndaj Dukës masën e sigurisë arrest me burg, i riu nga Pogradeci tha: “Shtëpia është katër kate, nuk e di kush e ka futur tritolin”.

Pavarësisht pretendimeve të të pandehurit se nuk kishte lidhje me tritolin që u gjet në shtëpinë e tij, gjykata ka lënë në burg 29-vjeçarin,  i cili rezultonte në vitin 2014 në listën e personave të larguar në Siri.

Pak ditë më parë, pas kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit Ervin Duka, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një kallëp i dyshuar si lëndë shpërthyese tritol si edhe 89 copë fishekë model 54, kalibri 7.62mm.

Ervin Duka luftoi në Siri në konfliktin e atjeshëm dhe është kthyer në atdhe i plagosur, po në vitin 2014, kur policia e renditi në listën e të larguarve drejt Lindjes së Mesme.

Ndërsa gjykata jepte masen e sigurisë për Dukën, dhjetëra besimtarë kanë protestuar para gjykatës, për të kërkuar lirimin e 29-vjeçarit.

Si mashtroi Duka kur udhëtoi drejt Sirisë
I arrestuari nga fshati Gurras i Pogradecit, Ervin Duka nuk ishte i vetmi person që udhëtoi drejt Sirisë. Ai ishte larguar me të rinj të tjerë të fshatit drejt vendit të konfliktit. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, në vitin 2014, Duka rezultoi se së bashku me të rinj të tjerë u largua drejt Sirisë, kurse nënës së tij 74-vjeçare i tha se po largohej drejt Arabisë Saudite.

Por duket se vajtja në Siri nuk i ka shkuar aq mirë sa ai ka pritur. Pak kohë pasi mbërriti aty, Duka është plagosur nga një predhë dhe u mjekua fillimisht në Turqi e më tej në Larisa të Greqisë.

Sipas policisë, Duka konsiderohet një person me rrezikshmëri./Shqiptarja/ma.me.

Next Post
Mallaskastër/ Plagoset me armë gjuetie 38-vjeçari, nuk dihen motivet

DETAJET/ "I kam lekët por nuk dua t'i jap", si u ekzekutua 23-vjeçari pas konfliktit për borxhin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
“Vetëm mua më kanë frikë se ua prish lojën unë…”/ Habit Basha: U bë investim i madh që të mos ekzistojë Koalicioni Euroatlantik

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, mesazhi prekës i Lulzim Bashës: I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim!

March 19, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Humbje e një mendjeje të rrallë dhe zemre të madhe

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In