• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ “I kam lekët por nuk dua t’i jap”, si u ekzekutua 23-vjeçari pas konfliktit për borxhin

by A R
14/11/2016 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më datë 11.11.2016., rreth orës 11.30 në Sallën e Drejtim-Komandimit pranë D.V.Policisë Vlorë, është njoftuar se në fshatin Vranisht  të rrethit të Vlorës, shtetasi Marjo Ribaj ka vrarë me armë zjarri shtetasi Fabion Veizaj, banor i fshatit, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të marra.

Shtetasit Marjo Ribaj, i vtl.1994, dhe Fabion Veizaj, i vtl.1994, kanë patur njohje me njëri-tjetrin, si bashkëfshatarë. Në muajin Shtator 2016, shtetasi Mario Ribaj i ka shitur një automjet të markës Opel Frontera, ngjyra vishnjë, model i vjetër shtetasit Fabjon, por nga ana e këtij të fundit nuk është bërë shlyerja e detyrimit financiar. Më datë 10.11.2016. në mbrëmje, Mario i ka telefonuar Fabionit, duke i kërkuar shlyerjen e detyrimit për blerjen e makinës, por ai i është përgjigjur ashpër, duke i thënë se lekët i kishte por nuk donte t`ia jepte, përgjigje pas të cilës Marjo i ka thënë se do shkonte t`i merrte makinën.

Të nesërmen më datë 11.11.2016. rreth orës 09.00, Mario, së bashku me shtetasin Endri Pango, shok i tij, janë nisur me makinën e markës Fiat Punto, me ngjyrë të bardhë me targa italiane në pronësi të shtetasit Marjo Ribaj, në drejtim të fshatit Vranisht. Në pjesën e pasme të sediljes së makinës, shtetasi Mario Ribaj, mbante një armë zjarri automatike.

Kur kanë mbërritur tek banesa e shtetasit Fabion Veizaj, fillimisht kanë gjetur e komunikuar me të vëllain e Fabjonit, shtetasin Klaus Veizaj, e më pas aty ka mbërritur Fabjoni. Pas një debati të zhvilluar mes shtetasëve Fabjon Veizaj dhe Marjo Ribaj, ky i fundit është larguar për në drejtim të automjetit me të cilin ka ardhur, ka hipur në makinë së bashku me Endrin, e ka ndezur atë dhe janë nisur, por janë penguar nga Fabioni i cili u ka dalë përpara makinës duke mos dashur që ata të iknin. Në këtë kohë, shtetasi Mario Ribaj, ka marrë armën e zjarrit automatike që mbante në automjet dhe duke drejtuar automjetin me dorën e djathtë, ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar disa herë nga automjeti i tij, në drejtim të shtetasëve Fabjon Veizaj dhe Klaus Veizaj, të cilët janë ndodhur vetëm disa metra më larg, duke shkaktuar si pasojë vrasjen e shtetasit Fabjon Veiziaj. Më pas ata janë larguar, në drejtim të një pylli të vogël ku kanë fshehur dhe armën e krimit në një shkurre. Gjatë veprimeve të shërbimeve policore, është bërë e mundur gjetja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të shtetasëve. Janë gjetur gjithashtu dhe sekuestruar arma e krimit, automatik model 56, e kalibrit 7.62 mm, si dhe 72 copë fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm, automjet i markës Fiat Punto, me targa AL 082 VS, i përdorur nga autorët. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Marjo Ribaj në fshatin Vranisht është sekuestruar 90 gram lëndë narkotike e dushuar si Cannabis Sattiva për të cilën shtetasi pretendoi se e kishte për përdorim vetjak.

I pyetur në lidhje me ngjarjen, shtetasi Marjo Ribaj, shpjegoi se në datë 08.09.2016. i ka shitur një automjet të markës Opel Frontera, model i vjetër,pa targa, me ngjyrë vishnjë, shtetasit Fabion Veizaj, nga fshati Vranisht i Vlorës për shumën e një milion e dyqind mijë lekëve. Fabioni nuk i ka paguar paratë ,duke i thënë se do i`a jepte në fund të muajit Shtator të këtij viti. Gjatë kësaj kohe shtetasi Marjo i ka kërkuar disa herë paratë, por Fabjoni i kishte thënë se ishte pak ngushtë nga ana ekonomike, por do t`i gjente dhe do t`ia jepte. Shtetasi Marjo e ka telefonuar përsëri në datë 10.11.2016 dhe i ka kërkuar paratë e shitjes së makinës, por Fabjoni i ka thënë i inatosur se lekët i kishte, dhe nuk donte t`ia jepte. Pasi ka marrë këtë përgjigje Marjo i ka thënë se do vinte të merrtë makinën. Të nesërmen së bashku me shtetasin Endri Pango, shok i tij, kanë vendosur të shkojnë në Vranisht dhe janë nisur nga Vlora rreth orës 09.30 me automjetin e markës Fiat Punto, në pronësi të Marjos. Në makinë në pjesën e pasme, nuk ka sedilje dhe brenda një thesi me ngjyrë të bardhë,Marjo kishte një armë zjarri automatike dhe 2 krehëra me fishekë.Pasi kanë mbërritur në Vranisht rreth orës 11.00 kanë shkuar tek shtëpia e Fabjonit ku ka vënë re qe makina që i kishte shitur Fabionit, ishte i parkuar përpara shtëpisë së tij.

Në oborrin e banesës ndodhej vëllai i Fabionit, shtetasi Klaus Veizaj, të cilit i ka kërkuar se ku ndodhej Fabioni. Ai e ka marrë në telefon dhe pas rreth 10 minutash ka ardhur Fabjoni. Sipas të dyshuarit, Fabjoni nuk u ka folur fare, por është futur direkt në banesën e tij, dhe pas pak ka dalë nga dera kryesore e banesës me një armë zjarri automatike në dorë të drejtuar prej Marjo dhe Endrit, dhe pasi i ka sharë ka gjuajtur 2 herë në tokë në drejtim të tyre. Në këtë kohë Klausi dhe Endri i kanë thënë që të hiqte armën.  Marjo dhe Endri janë futur tek automjeti i tyre për të ikur, kanë ndezur makinën, por fabjoni u ka dalë para makinës me automatikun drejtuar nga xhami i përparmë i saj dhe ka goditur kofanon e makinës me tytën e automatikut disa herë.

Marjo ka nisur makinën , ka ikur rreth 10-15 m, ka dëgjuar të shtëna arme zjarri që vinin në drejtimin e makinës, dhe në ecje e sipër shpjegon të ketë nxjerrë nga thesi armën automatike që kishte me vete dhe me dorën e djathtë ka qëlluar 4- 5 herë, por pa menduar drejtimin se ku po qëllonte.Pasi është larguar e ka parkuar makinën disa metra larg banesës së tij, dhe pasi ka fshehur armën është larguar së bashku me shtetasin Endri Pango. Në lidhje me bimën narkotike, të gjetur në banesën e tij ai shpjegoi se është e tij dhe e ka për përdorim personal.

Të njëjtat rrethana të faktit rezultojnë edhe nga deklarimet e shtetasit Endrit Pango./a.m.

Next Post
(FOTO) Fjalët e fundit të shqiptarit që u vra në Greqi: “Kurrë mos u dorëzo!”

(FOTO) Fjalët e fundit të shqiptarit që u vra në Greqi: “Kurrë mos u dorëzo!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për të tretën ditë, Hashim Thaçi del sërish sot para Dhomave të Specializuara në Hagë

“Më është mbyllur goja…”! Si është dita në izolim? Thaçi thyen heshtjen nga Haga

May 4, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Akuza e fortë e Salianjit: Gjyqtarët që më dënuan mua, të njëjtët që i dhanë të drejtë Berishës…

May 4, 2026
“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

May 4, 2026
“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

May 4, 2026
SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

May 4, 2026
“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

May 4, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Kemi më shumë të paraburgosur sesa të burgosur. Problemi është te qasja e gjykatave!

May 4, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, Haxhiu: Vajtuan Begaj, Rama e të tjerë, por pastaj vjen harresa…

Aksidenti tragjik në Durrës, Haxhiu: Vajtuan Begaj, Rama e të tjerë, por pastaj vjen harresa…

May 4, 2026
Nuk lejohen marrëdhëniet, ditën e kanë të programuar/ Detaje: Si jetojnë anëtarët e MEK në Manzë

Përballja e propogandës në deklaratat e fundit për MEK

May 4, 2026
Studimi: Shqiptarët rrjedhin nga popullsi autoktone ballkanike. Evidenca nga ADN-ja e lashtë

Studimi: Shqiptarët rrjedhin nga popullsi autoktone ballkanike. Evidenca nga ADN-ja e lashtë

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In